Një femër nga Mitrovica është mashtruar nga një mjek i rremë.
Viktima femër kishte menduar se ai ishte stomatolog, por ai i mori stoli ari dhe iku.
“Rr. “Tanaska Rajica”, Mitrovicë 09.05.2017-11:30. Viktima femër K-Serbe raporton se një person i panjohur është prezantuar si stomatolog dhe i ka marrë stoli ari me vlerë prej 3200 euro”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin si mashtrim. /Lajmi.net/