Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stresi, faktorët dhe menaxhimi i tij, intervistë me psikologen Naile Rrustolli

Jetë 06/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rutina e lodhshme, situatat e tensionuar apo edhe gjëra të vogla nga përditshmëria janë disa nga faktorët që shpesh e shtyejnë njeriun të kaloj në faza stresuese gjatë jetës.

Stresi si gjendje kronike e njeriut mund të prek mosha të ndryshme dhe të shkaktoj forma të llojllojshme të përjetimit.

Në një intervistë për Gazetën Shneta, psikologia Naile Rrustolli, tregon në detaje se si duhet të menaxhohet stresi dhe cilët janë disa nga faktorët më të shpeshtë që ndikojnë në këtë gjendje.

Ndër të tjera, Rrustolli thekson se ndonëse stresi mund të jetë i pranishëm të çdo moshë, ekzistojnë të dhëna që thonë që njerëzit nga mosha 18 deri në 33 vjeçe janë ata që më shumë kalojnë faza stresuese.

“Stresi është i pashmangshëm në të gjitha mosha, mirëpo sipas studimeve mosha më kritike është 18/33, Këtë e ka konfirmuar American Psychological Association (APA), ata të moshës 18-33 vjeç përjetojnë nivelet më të larta të stresit”, tha Rrustolli.

E, normalisht që faktorët të cilët shtyejnë në përjetimin e një gjendje stresuese dallojnë varësishtë nga personi, dhe si e tillë menaxhimi i stresit ndryshon nga indikatori që e shtyen krijimin e një gjendje të tillë.

Gjithsesi, menaxhimi i stresit jo gjithmonë mund të arrihet në formë vetanake, andaj ndihma psikologjike është një shtysë e madhe në përmirësimin e shëndetit mendor. 

Në kuadër të vendit tonë, shpesh herë ka ekzistuar stigmatizimi kur është bërë fjalë për ndihmën psikologjike, gjithsesi Rrustolli tregon se në vitët e fundit një gjë e tillë duket që është përmirësuar.

“Vitet e fundit kemi një vetëdijësim më të madh në këtë drejtim, nga përvoja ka të rritur të cilet kërkojnë ndihmë psikologjike pasi e kanë të pamundur menaxhimin e stresit apo prind të cilët kërkojnë ndihmë për fëmijët e tyre. Stigma mbetet ende një problem se si do shihen nga shoqëria, andaj bashkë rrugëtimi në këtë drejtim vetëm do ua lehtësoj jetën personave të cilët përjetojnë stres pa u ndjerë të stigmatizuar”, u shpreh ajo për Gazetën Shneta.

Ndonëse, sipas të dhënave thuhet që mesatarja më e madhe që kalojnë në faza stresuese janë moshta 18-33, Rrustolli thekson se edhe fëmijët mund të përjetojnë mjaft shpësh stres. Prandaj, ajo thekson së mënyra më e mirë për t’i ndihmuar fëmijët në menaxhimin apo kontrollimin e stresit, është të jeni sa me interaktiv me ta.

“Fëmijët mësojnë duke parë prindërit e tyre. Më shpesh, ata do të ndjekin drejtimin tuaj në mënyrën se si ata merren me zemërimin, zgjidhin problemet dhe përballojnë ndjenjat e vështira. Ndihmoni fëmijët tuaj të adoptojnë strategji të shëndetshme përballimi duke modeluar sjellje pozitive. Angazhoni familjen në aktivitete reduktuese të stresit, të tilla si shëtitja familjare, ngasja e biçikletave ose kërcimi së bashku. Fëmijët e vegjël mund të shprehin ndjenja stresi ose shqetësimi në lojën e tyre. Kushtojini vëmendje temave në bisedat dhe aktivitetet e tyre për të fituar një kuptim të mirë të shqetësimeve të tyre”, theksoi ajo.

Tutje, psikologia shtoi se shmangia e konsiderueshme e prindërve, megjithatë, mund të jetë një shenjë se një adoleshent është i shqetësuar dhe mund të ketë nevojë për ndihmë.

Ashtu sikur se tek te rriturit edhe te adoleshtet apo fëmijët, faktorët që ndikojnë në stres ndryshojnë. Rrustolli tregon se në ditët e sotme me ritme të shpejta, stresi kronik është i zakonshëm, por mendja dhe trupi juaj mund të ndikohen negativisht nga stresi. 

“Mund të jenë shumë faktorë që rrisin nivelin e përjetimit të stresit ndër të cilat mund të theksojmë janë: Vdekja e një njeriu të dashur, divorci, humbja e punes, rritja e detyrimeve financiare, lëvizja në një shtëpi të re, probleme emocionale (depresioni, ankthi, zemërimi, pikëllimi, faji, vetëvlerësimi i ulët), ngjarje traumatike, të tilla si një fatkeqësi natyrore, vjedhje, përdhunim ose dhunë ndaj jush ose një të dashur, të qenurit i pakënaqur në punën tuaj, ngarkesë të madhe pune ose shumë përgjegjësi, të keni menaxhim të dobët, pritshmëri të paqarta për punën, ose mungesë fjalësh në procesin e vendimmarrjes”, tha ajo.

Gjithsesi, psikologia këshillon që në momentin që e vëreni se e keni të vështirë menaxhimin e stresit duhet të kërkoni ndihmë psikologjike, po ashtu sipas Rrustollit personat e afërm luajnë rol pozitiv në tejkalimin më të lehtë të stresit./Gazeta Shneta

Artikulli paraprakQKMF në Malishevë tash e dy muaj në mungesë të të gjitha llojeve të infusioneve
Artikulli i rradhës 29 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.