Një studim i ri i publikuar në Diabetologia zbuloi se stresi i përditshëm është i lidhur me një rritje të ndjeshme të nivelit të glukozës në gjak, veçanërisht tek njerëzit që janë rezistentë ndaj insulinës, një gjendje që rrit rrezikun për zhvillimin e diabetit tip 2.
Studimi përdori matje të vazhdueshme të glukozës për një javë, si dhe vlerësime të përditshme të stresit tek 116 pjesëmarrës, duke zbuluar se tek individët me rezistencë ndaj insulinës, nivelet e sheqerit në gjak ishin më të larta në ditët kur ata raportuan stres më të madh, shkruan Spring, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi përfshiu persona me rezistencë ndaj insulinës dhe të tjerë me ndjeshmëri normale ndaj insulinës.
Rezultatet treguan se stresi i përditshëm ndikoi direkt në rritjen e sheqerit vetëm tek personat me rezistencë ndaj insulinës, ndërsa te grupi kontroll, ky efekt nuk ishte i dukshëm. Kjo sugjeron se stresi mund të përkeqësojë kontrolin e glukozës tek njerëzit që janë në rrezik të lartë për diabet, duke nxitur mekanizma fiziologjikë që përfshijnë aktivizimin e sistemit nervor simpatik dhe hormonet e stresit që nxisin lëshimin e glukozës nga mëlçia.
Ekspertët shëndetësorë theksojnë se efektet e stresit në metabolizëm nuk janë vetëm një çështje e mirëqenies mendore, por kanë impakte të rëndësishme fizike, duke ndikuar drejtpërdrejt në nivelet e sheqerit në gjak dhe duke kontribuar në rrezikun e zhvillimit të diabetit tipo 2 dhe komplikacioneve të tjera metabolike.
Për këtë arsye, menaxhimi i stresit përditësh është bërë pjesë e strategjive të parandalimit të diabetit, sidomos për njerëzit me rezistencë ndaj insulinës.
Ekspertët rekomandojnë përdorimin e strategjive të menaxhimit të stresit, si aktiviteti fizik i rregullt, meditim, ushtrime të frymëmarrjes dhe gjumë cilësor si pjesë të planit të kujdesit shëndetësor për të ndihmuar në uljen e nivelit të glukozës dhe parandalimin e komplikacioneve afatgjata. /Gazeta Shneta/


