Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stresi në punë po kushton me jetë: Mbi 840 mijë viktima çdo vit

Jetë 28/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një raport i fundit nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), agjenci e Kombeve të Bashkuara, tregon se më shumë se 840 mijë njerëz vdesin çdo vit për shkak të problemeve shëndetësore të lidhura me rreziqet psikosociale në vendin e punës. Faktorë të tillë si oraret e gjata, pasiguria në punë, bullizmi dhe ngacmimi krijojnë mjedise të dëmshme që ndikojnë negativisht si në shëndetin fizik ashtu edhe në atë mendor.

Sipas raportit, këto rreziqe lidhen kryesisht me sëmundjet kardiovaskulare dhe çrregullimet mendore, përfshirë edhe vetëvrasjen.

Ekspertët theksojnë se përmirësimi i kushteve psikosociale në punë është thelbësor jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të punonjësve, por edhe për rritjen e produktivitetit dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Puna ka një rol të rëndësishëm në formësimin e identitetit, lidhjeve shoqërore dhe sigurisë ekonomike.

Megjithatë, mënyra si organizohet ajo mund të jetë ose mbështetëse, ose e dëmshme. Kërkesat e tepërta, paqartësia e roleve dhe ndjenja e padrejtësisë shpesh çojnë në pasoja serioze për shëndetin.

Raporti vlerëson se çdo vit humben rreth 45 milionë vite jetë të shëndetshme për shkak të këtyre rreziqeve.

Ndikimi i kombinuar i sëmundjeve të zemrës dhe çrregullimeve mendore përkthehet në humbje ekonomike prej rreth 1.37% të ‘Prodhimit të Brendshëm Bruto’ global. Në Evropë, vetëm këto faktorë shkaktojnë mbi 112 mijë vdekje në vit.

Çrregullimet mendore si depresioni, ankthi, lodhja kronike dhe problemet me gjumin janë ndër më të përhapurat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se këto probleme shkaktojnë rreth 12 miliardë ditë pune të humbura çdo vit. Për më tepër, stresi shpesh çon në sjellje të pashëndetshme si duhani, konsumimi i alkoolit, ngrënia e tepërt dhe mungesa e aktivitetit fizik, duke rritur rrezikun për obezitet dhe sëmundje kronike.

Ndër shkaqet kryesore të dëmit në punë përfshihen oraret e gjata, presioni i lartë, mungesa e balancës mes përpjekjes dhe shpërblimit, si dhe dhuna apo ngacmimi. Rreth 35% e punonjësve në botë punojnë më shumë se 48 orë në javë, ndërsa puna mbi 55 orë rrit ndjeshëm rrezikun për goditje në tru dhe sëmundje të zemrës.

/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni mban Kuvendin Qendror, zgjedh drejtuesit e rinj
Artikulli i rradhës Humbja e peshës në mënyrë të sigurt pas lindjes: Çfarë duhet të dini?

Ju sugjerojmë

Stërvitja e forcës pas të 40-ave: Ekspertet tregojnë si të filloni dhe pse ia vlen

24/06/2026 Jetë

Studimi ngre dyshime: Suplementet omega-3 mund të mos parandalojnë Alzheimerin

24/06/2026 Jetë

Vetëm pesë minuta lëvizje në orë mund të përmirësojnë humorin dhe të ulin lodhjen

24/06/2026 Jetë

UNAIDS: Shkurtimi i fondeve amerikane për HIV/AIDS në Afrikën e Jugut mund të kushtojë jetë njerëzish

24/06/2026 Jetë

Realizohet transplanti i parë në botë i mushkërive mes dy personave HIV-pozitivë

24/06/2026 Jetë

Ushtrimet e forcës në moshën e mesme lidhen me rrezik më të ulët për diabetin e tipit 2

24/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.