Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studentët protestojnë për licensim para Ministrisë së Shëndetësisë

Lajme 21/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grup i studentëve të drejtimit bio-kimiko- fiziologjik të degës Inxhinier i Biologjisë të Fakultetit të Shkencave Matematiko- Natyrore kanë protestuar të mërkurën para dyerve të Ministrisë së Shëndetësisë në kërkim të licencimit të tyre, shkruan Kallxo.com

Njëri nga organizatorët e kësaj proteste tha se moslicencimi i tyre po i mban të bllokuar sa i përket avancimit të mëtejme profesional.

“Kemi dalë për shkak se Ministria e Shëndetësisë po refuzon të na licencojë. Pa licencë ne nuk mundemi me punu në asnjë institucion shëndetësor. Nuk do të ndalemi me protesta deri në realizimin e kërkesave tona”, tha Hasim Avdijaj, një nga organizatorët e protestës.

Ndërsa në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë tha se një komision për licencim të biokimistëve dhe laborantëve ka shqyrtuar përmbajtjen e planprogrameve të studimeve dhe ka vlerësuar se të njëjtit “nuk kanë lëndë-module klinike të nevojshme për t’u trajtuar si profesionistë shëndetësorë dhe për t’u licencuar”.

“Ministria e Shëndetësisë këtë çështje do t’ia adresojë Ministrisë së Arsimit e cila do ta ngrisë çështjen në nivel të qeverisë për formimin e komisionit përfundimtar multidisiplinor që do ta përcaktojë modulin shtesë të lëndëve klinike pas përfundimit të së cilës Ministria e Shëndetësisë do t’i trajtojë dhe licencojë në cilësinë e profesionistëve shëndetësorë”, tha Ministria e Shëndetësisë. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakJa si e shohin botën të posalindurit sapo i hapin sytë
Artikulli i rradhës Kjo nënë po i ndërronte pelenen bebit, zbulon diçka shokuese

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.