Një studim i ri nga American Psychological Association ka zbuluar se kalimi pa mëngjes apo agjërimi për disa orë nuk ndikon negativisht në aftësinë për të menduar te të rriturit e shëndetshëm.
Studiuesit analizuan 71 kërkime me mbi 3,400 persona dhe zbuluan se performanca mendore – si kujtesa, përqendrimi apo shpejtësia e reagimit – mbetet pothuajse e njëjtë edhe kur personi nuk ka ngrënë për disa orë, shkruan MedicalXpress përcjell Gazeta Shneta.
“Agjërimi afatshkurtër nuk e dëmton trurin apo aftësinë për të menduar,” tha autori kryesor i studimit, Dr. David Moreau nga Universiteti i Auckland-it.
Sipas tij, efektet e vogla vërehen vetëm kur agjërimi zgjat më shumë se 12 orë, ose tek fëmijët, të cilët kanë nevojë për energji më të vazhdueshme.
Ekspertët theksojnë se për shumicën e të rriturve të shëndetshëm, periudhat e shkurtra të agjërimit – si ato që përdoren në “intermittent fasting” – nuk ndikojnë në përqendrim apo kujtesë, dhe mund të jenë pjesë e një stili të shëndetshëm jetese.


