Vetëm disa minuta aktivitet fizik më intensiv në ditë mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për një sërë sëmundjesh të rënda, sipas një studimi të ri shkencor.
Hulumtimi, i publikuar më 29 mars në revistën European Heart Journal, ka analizuar të dhënat e rreth 100 mijë personave, të ndjekur për një periudhë shtatëvjeçare.
Sipas rezultateve, personat që përfshijnë më shumë aktivitet fizik intensiv në përditshmërinë e tyre kanë rrezik më të ulët për disa nga sëmundjet kryesore, përfshirë sëmundjet e zemrës, Type 2 Diabetes dhe Dementia.
Studiuesit kanë gjetur se, krahasuar me personat që nuk angazhohen në aktivitete intensive, ata me nivelet më të larta të këtij aktiviteti kanë:
63% më pak rrezik për demencë
60% më pak rrezik për diabet të tipit 2
46% më pak rrezik për vdekje të hershme
Sipas autorëve, përfitimet janë vërejtur edhe kur koha totale e kaluar në aktivitet intensiv ka qenë relativisht e ulët.
Edhe veprimet e përditshme si ngjitja e shkallëve me ritëm të shpejtë apo vrapimi për të kapur autobusin janë lidhur me përmirësime në shëndet.
“Ky lloj aktiviteti, që zakonisht të lë pa frymë, ndihmon zemrën të punojë më efikas, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe redukton inflamacionin”, ka thënë studiuesi Minxue Shen.
Studimi vëren se intensiteti i aktivitetit ka rol të ndryshëm varësisht nga sëmundja. Për disa gjendje inflamatore, si artriti, intensiteti duket më i rëndësishëm, ndërsa për sëmundje si diabeti dhe problemet e mëlçisë, rëndësi kanë si intensiteti ashtu edhe kohëzgjatja e aktivitetit.
Studiuesit theksojnë se nuk nevojiten ushtrime të gjata për të përfituar nga aktiviteti fizik. Sipas tyre, edhe 15 deri në 20 minuta aktivitet intensiv në javë mund të sjellin përmirësime të dukshme në shëndet.


