Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Analiza e djersës që mund të dërgoj tek zbulimi i stresit dhe depresionit

Jetë 13/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit kanë identifikuar kimikate në djersë që mund të sugjerojnë se një person vuan nga stresi dhe depresioni ekstrem.

Një metodë e re e shqyrtimit e zhvilluar nga studiuesit të Universiteti Chulalongkorn, Tajlandë, dha një saktësi prej rreth 90% në identifikimin e problemeve të lartpërmendura, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Autorët shpresojnë se testi shumë efektiv dhe i përballueshëm do të përmirësojë diagnozën kur qasja tek psikiatëri është e kufizuar dhe do të parandalojë pasaktësitë diagnostike që mund të ndodhin gjatë një interviste depistimi.

Një pilot– studimi regjistroi 1084 zjarrfikës nga 47 stacione zjarri rreth Bangkok gjatë periudhës shkurt-dhjetorit 2022.

Mostrat e djersës u mblodhën duke futur shtupa pambuku të sterilizuara nën çdo sqetull dhe duke i mbajtur ato për 10 deri në 15 minuta.

Më pas, mostrat u vendosën në një shishkë sterile me kapak dhe u dërguan në laborator për t’u ekzaminuar me një analizues kimik të aromave.

Ajri nga brenda shishave të mostrës u injektua në makinë dhe u analizua për 10 deri në 15 minuta. Rezultatet u shfaqën në një gjurmë gishtash të kimikateve në çdo mostër.

“Në parim, njerëzit me të njëjtën sëmundje shpesh ndajnë të njëjtin grup kimikatesh. Në mënyrë të ngjashme, njerëzit me shumë ose pak nga këto kimikate mund të thuhet se kanë stres të lartë ose janë në depresion. Saktësia e identifikimit të rezultateve nga kampioni i kaluar është afërsisht 90%,” thotë studiuesi kryesor, Chadin Kulsing, asistent profesor i Departamentit të Kimisë, Fakulteti të Shkencave.

Megjithëse metoda e re e shqyrtimit duket të jetë e saktë, psikiatërve u kërkohet ende për të vendosur diagnozën përfundimtare. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakVaksina e parë e malaries do të shpërndahet në Afrikë
Artikulli i rradhës Kuvendi e miraton Ligjin për çmimin e barnave, Vitia: Nisi epoka e mbrojtjes nga abuzimi me çmimet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.