Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Bebet në bark imitojnë gogësimin e nënës para lindjes

Këshilla për shtatzëna 19/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri, publikuar në revistën shkencore “Current Biology”, sugjeron se bebet në barkun e nënës mund të përsërisin gogësimën e nënave të tyre me një vonesë mesatare prej rreth 90 sekondash.

Shkencëtarët thonë se gogësima është një sjellje shumë ngjitëse edhe tek të rriturit. Kur shohim dikë të gogësijë, shpesh e bëjmë automatikisht të njëjtën gjë. Ky fenomen lidhet zakonisht me mënyrën si truri pasqyron dhe imiton emocionet apo veprimet e të tjerëve.

Por gjetjet e reja sugjerojnë se kjo aftësi mund të jetë e pranishme që përpara lindjes. Për studimin, studiuesit përfshinë 38 gra shtatzëna, mes javës së 28-të dhe 32-të të shtatzënisë, të gjitha me një ecuri normale të saj.

Secila prej grave ndoqi tre lloje videosh; njerëz që gogësinin, njerëz që thjesht lëviznin gojën dhe fytyra pa lëvizje.

Ndërkohë, studiuesit regjistruan reagimet e nënave dhe përdorën ultratinguj në kohë reale për të monitoruar lëvizjet e fytyrës së fetusit, veçanërisht buzët dhe hundën.

Kur krahasuan të dhënat, ata vunë re se fetuset fillonin të gogësinin më shpesh pasi nëna gogësinte – zakonisht rreth 90 sekonda më vonë.

Për të verifikuar rezultatet, tre ekspertë të pavarur, që nuk e dinin se çfarë videosh kishin parë nënat, analizuan regjistrimet dhe konfirmuan të njëjtat gjetje.

Studiuesit përdorën gjithashtu inteligjencën artificiale për të analizuar me saktësi lëvizjet delikate të fytyrës së fetusit dhe për të dalluar nëse bëhej fjalë për një gogësimë të vërtetë apo thjesht lëvizje të zakonshme. Sipas studiuesve, foshnjat në bark filluan të gogësinin dukshëm më shumë vetëm kur nëna gogësinte, dhe jo kur ajo thjesht hapte e mbyllte gojën ose qëndronte pa lëvizur.

Artikulli paraprakA ka rrezik infeksioni nga manikyri dhe pedikyri? Ja çfarë thonë ekspertët
Artikulli i rradhës Substancat psikoaktive mund të ndikojnë pozitivisht dhe negativisht te pacientët me sklerozë multiple

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.