Një studim i ri i publikuar në eClinicalMedicine tregon se depresioni lidhet me rrezik të shtuar për demencë, si në mesomoshë ashtu edhe në pleqëri.
Hulumtimi është udhëhequr nga ekspertë të universiteteve në Nottingham, Adelaide dhe Curtin University në Australi.
“Rezultatet tregojnë se depresioni nuk ndikon vetëm në shëndetin mendor, por edhe në atë të trurit. Duhet të trajtohet në çdo fazë të jetës,” tha autori Jacob Brain, shkruan MEdicalXpress trasnmeton Gazeta Shneta.
Demenca prek mbi 57 milionë njerëz në botë dhe nuk ka shërim. Lidhjet e saj me depresionin mund të përfshijnë inflamacion kronik, ndryshime hormonale dhe faktorë gjenetikë. Studimi vëren se depresioni në pleqëri mund të jetë edhe shenjë e hershme e demencës.
Hulumtuesit analizuan dhjetëra studime për të vlerësuar se si koha e shfaqjes së depresionit ndikon në rrezikun për demencë, duke kërkuar ndërhyrje më të hershme për ta parandaluar atë./Gazeta Shneta/


