Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Fëmijët që përtypin pak ushqimin janë më të prirur ndaj obezitetit

Jetë 28/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Obeziteti do të prekë një fëmijë ose adoleshent në 6, nga tani deri në vitin 2050, ndërsa një e treta e këtij segmenti të popullsisë do ta gjejë veten obez ose mbipeshë, brenda 25 viteve.

Është ky alarmi i ngritur nga studimi i Institutit të Kërkimeve për Fëmijët Murdoch (MCRI) e cila na nxit të marrim masa urgjente për të luftuar epideminë e obezitetit. Ndërkaq, sipas një studimi të kryer në Japoni, u zbulua se fëmijët që përtypin më pak, hanë shpejt dhe me gojën plot janë të prirur ndaj obezitetit.

Studiues nga Universiteti i Osakës në Japoni kryen një studim për të shqyrtuar efektet e zakoneve të përtypjes në obezitetin tek fëmijët.

Në studimin që shqyrtoi zakonet e të ngrënit të afërsisht 1.400 fëmijëve të moshës 9 deri në 10 vjeç, u përcaktua se fëmijët që nuk e përtypin ushqimin mjaftueshëm janë më të prirur ndaj obezitetit. Fëmijët që e përtypin ushqimin keq, si dhe ata që hanë shpejt dhe me gojën plot, janë gjithashtu të prirur ndaj kësaj sëmundjeje, sipas studimit.

Sipas studimit, fëmijët që përtypnin më dobët kishin një herë e gjysmë më shumë gjasa të ishin obezë, ndërsa fëmijët që hanin shpejt kishin rreth dyfishin e rrezikut të obezitetit. Ndërsa u zbulua se kjo situatë vërehej më shpesh tek djemtë, 167 fëmijë u vlerësuan në klasën e “obezëve” si rezultat i hulumtimit.

 Ndërkaq, qeveria e Erdoganit në Turqi ka nisur një fushatë kombëtare kundër obezitetit, me inspektorë që ndalojnë qytetarët në rrugë për t’i peshuar.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim që të kontrollojnë të paktën 10 milionë qytetarë deri më 10 korrik.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë po ndalojnë qytetarët në sheshe, qendra tregtare, stacione autobusësh dhe parqe për të matur indeksin e masës trupore të tyre.

Artikulli paraprakMot me diell, vende- vende riga shiu
Artikulli i rradhës Policia arreston një person të dyshuar për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.