Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Gjendja metabolike përcakton si trupi reagon ndaj ushqimeve me karbohidrate

Jetë 04/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i udhëhequr nga studiuesit në Stanford Medicine ka zbuluar se reagimet e ndryshme të sheqerit në gjak ndaj karbohidrateve varen nga gjendja metabolike e individit.

Kjo do të mundësojë trajtime dhe parandalime më të personalizuara për paradiabetin dhe diabetin tip 2.

Hulumtimi, i publikuar në Nature Medicine, përfshiu 55 pjesëmarrës pa histori të diabetit tip 2, prej të cilëve 26 kishin paradiabet. Ata u testuan për rezistencë ndaj insulinës dhe dëmtime të qelizave beta të pankreasit, si dhe iu bë profilim i thelluar metabolik dhe i mikrobiomës së zorrëve.

Pjesëmarrësit konsumuan shtatë lloje ushqimesh me karbohidrate – përfshirë orizin, bukën, patatet, pastën dhe frutat – dhe iu mat reagimi i sheqerit në gjak për tre orë pas konsumit.

U vu re se niveli i sheqerit pas ngrënies së patateve dhe pastës ndryshonte ndjeshëm në bazë të gjendjes metabolike: ata me rezistencë ndaj insulinës kishin rritjet më të mëdha pas konsumit të pastës, ndërsa ata me dëmtim të qelizave beta pas konsumit të patateve.

Studiuesit sugjerojnë se raporti i rritjes së glukozës pas patates kundrejt rrushit mund të shërbejë si biomarker për identifikimin e hershëm të rezistencës ndaj insulinës.

Gjithashtu, u testua ndikimi i konsumimit të fibrave, proteinave ose yndyrës para karbohidrateve. U vu re se te personat metabolikisht të shëndetshëm, këto elemente ndihmuan në uljen ose vonesën e rrit/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Ushtrimet “më të mira se ilaçet” për të parandaluar rikthimin e kancerit pas trajtimit
Artikulli i rradhës Naim Murselit do t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.