Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Gjumi mund të zvogëlojë sjelljet impulsive tek fëmijët

Jetë 07/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtimet e reja sugjerojnë se përmirësimi i cilësisë së gjumit mund të ndihmojë në menaxhimin e impulsivitetit tek fëmijët, veçanërisht të atyre që janë të ekspozuar ndaj mjediseve stresuese.

Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit, rekomandon që fëmijët 6-12 vjeç të flenë 9-12 orë dhe adoleshentët 13-18 vjeç të flenë 8-10 orë në natë.

Megjithatë, një studim i CDC zbuloi se gati 60% e nxënësve të shkollave fillore dhe 73% e nxënësve të shkollave të mesme nuk i marrin këto sasi të rekomanduara, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Ndërsa gjumi është kritik për shëndetin e përgjithshëm në adoleshencë, një studim i ri i botuar në revistën “Sleep Health”, zbuloi se gjumi gjithashtu mund të ndihmojë në menaxhimin e sjelljeve impulsive.

Për hulumtimin, shkencëtarët nga Instituti i Zhvillimit të Rinisë në Universitetin e Gjeorgjisë përdorën të dhëna nga 11,878 fëmijë të moshës 9-11 vjeç të financuar nga NIH.

Ekipi zbuloi se fëmijët që flinin për më pak se 9 orë ose që iu deshën më shumë se 30 minuta për të rënë në gjumë gjatë natës, kishin më shumë gjasa të shfaqnin sjellje impulsive më vonë në jetë.

Studiuesit gjithashtu theksuan se edhe fëmijët që nuk janë të ekspozuar ndaj mjediseve stresuese mund të përjetojnë impulsivitet lidhur me gjumin me cilësi të dobët.

“Shumë adoleshentë nuk kanë kohë të mjaftueshme për të fjetur dhe ata janë të privuar nga gjumi. Ky studim tregon pse është e rëndësishme të promovohet kohëzgjatja më e gjatë e gjumit duke vonuar orarin e fillimit të shkollës ose duke vendosur rutina në mënyrë që adoleshentët të dinë, ‘OK, pas kësaj ngjarje, unë do të shkoj në shtrat”.

Sipas autorëve të studimit, diçka aq e thjeshtë sa përmirësimi i rutinave të gjumit mund të jetë një strategji me kosto të ulët për menaxhimin e sjelljeve impulsive tek fëmijët dhe adoleshentët. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Një në tre meshkuj kanë papillomavirusin gjenital human në botë
Artikulli i rradhës Burrat dhe gratë kanë simptoma të ndryshme para se të ndodhë arresti kardiak

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.