Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim i OBSH-së: Antibiotikët po keqpërdoren

Jetë 30/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimi i fundit i OBSH, i bërë në 14 vende, përfshirë edhe Shqipërinë ka faktuar se antibiotikët po keqpëroren.

Një anketë me 525 persona në vendin tonë referoi se 51% e tyre kishin përdorur antibiotik vitin e fundit, shifër kjo mbi mesataren e grupit të vendeve anëtare te BE të përfshira në studim.

Nga personat që kishin përdorur antibiotik 15% i kishin blerë në farmaci pa recetën e mjekut, ndërsa 1% kanë marrë antibiotikë referuar recetave të mëparshme.

Ekspertët nxorën në pah se nga të gjithë të anketuarit në 14 vende në 67% të rasteve antibiotikët janë dhënë nga mjeku, për ftohje, grip, dhimbje fyti dhe kollë, raste këto që sipas ekspertëve nuk duhen trajtuar me antibiotik pasi nuk bëjnë efekt.

Edhe më alarmant bëhet fakti që qytetarët nuk kanë asnjë dijeni mbi riskun që ju sjell përdorimi pa kriter i antibiotikëve, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.

Në këto kushte, ekspertët e shëndetësisë botërore bëjnë me dije se zhvillimi dhe përhapja e superbaktereve po përshpejtohet nga keqpërdorimi i antimikrobikëve, duke i bërë infeksionet më të vështira për t’u trajtuar në mënyrë efektive.

Ata thonë se nëse nuk kryhet ndërhyrje e menjëhershme, vdekjet si pasojë e rezistencës antimikrobike pritet të shkojnë deri në 10 milionë në vit në 2050./albinfo.ch

Artikulli paraprak47 aksidente brenda 24-orëve në Kosovë
Artikulli i rradhës Rritet numri i të prekurve me kancer në Kosovë, mbi 1 mijë raste të reja brenda një viti

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.