Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim i ri: Ushqimet e përpunuara mund të lidhen me vdekjen e parakohshme

Jetë 30/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i zhvilluar në tetë vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në, sugjeron se njerëzit që konsumojnë shumë ushqime ultra-të përpunuara mund të jenë më të rrezikuar për të vdekur herët.

Në këtë kategori hyjnë produkte si mishrat e përpunuar, sallamë, hot-dogë, biskotat, pijet e gazuara, akulloret dhe disa drithëra mëngjesi.

Ushqimet e përpunuara zakonisht përmbajnë më shumë se pesë përbërës, përfshirë aditivë, ëmbëlsues dhe kimikate që nuk përdoren zakonisht në gatimet shtëpiake.

Studiuesit vlerësuan se në SHBA dhe Britani, ku ushqimet e përpunuara përbëjnë më shumë se gjysmën e kalorive ditore, rreth 14% e vdekjeve të hershme mund të lidhen me këto ushqime.Ndërsa në vende si Brazili dhe Kolumbia, ku konsumi i tyre është më i ulët, kjo përqindje është rreth 4%.

Sipas udhëheqësit të studimit, Dr. Eduardo Nilson nga Brazili, ushqimet e përpunuara ndikojnë në shëndet për shkak të ndryshimeve që ndodhin gjatë përpunimit industrial dhe përdorimit të përbërësve artificialë si ngjyrues, aromatizues, ëmbëlsues, emulsifikues dhe aditivë të tjerë.

Profesori i statistikave të aplikuara, Kevin McConëay, thotë se studimi mbështetet në modele matematikore që nuk mund të japin një përfundim të sigurt.

Edhe ekspertë të tjerë bien dakord që dëmet mund të vijnë më shumë nga niveli i lartë i yndyrës, sheqerit dhe kripës në këto ushqime, sesa nga vetë procesi i përpunimit.

Organizatat e industrisë ushqimore kritikojnë përdorimin e termit “ultra-të përpunuara”, duke thënë se ky etiketim shpif ndaj ushqimeve që mund të jenë pjesë e një diete të balancuar, si jogurti, buka apo salcat e gatshme.

Ata theksojnë se të gjithë aditivët që përdoren janë të miratuar nga autoritetet përkatëse dhe konsiderohen të sigurt.

Ky studim shton më tej debatet për rolin e ushqimeve të përpunuara në shëndetin publik dhe nxit qeveritë të rishikojnë këshillat për ushqimin e shëndetshëm.

Artikulli paraprakPësoi lëndime në vendin e punës, dërgohet në QKUK
Artikulli i rradhës Digjet vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdarit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.