Gratë që përjetojnë komplikime gjatë shtatzënisë dhe lindjes kanë një shans më të lartë për vdekje të hershme, ka zbuluar një studim i ri.
Gratë me rezultate negative të shtatzënisë përballen me rreziqe më të larta të vdekshmërisë afatgjate, sipas një studimi të ri – rreziqe që vazhdojnë më shumë se 40 vite pas shtatzënisë, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.
Gjetjet e reja, të publikuara në “JAMA Internal Medicine”, bazohen në një studim kombëtar të grupit të më shumë se 2 milionë grave në Suedi.
Studimi zbuloi se gratë që përjetuan një nga pesë rezultatet kryesore të pafavorshme të shtatzënisë, të cilat përfshijnë lindjen e parakohshme, të vogël për moshën gestacionale, preeklampsinë, çrregullime të tjera hipertensionale dhe diabetin gestacional kishin rrezik në rritje të vdekshmërisë. Gjetjet nuk u shpjeguan nga faktorë të përbashkët familjar.
Gati 30% e të gjitha grave përjetojnë të paktën një nga këto komplikime gjatë shtatzënisë, thanë studiuesit.
“Gratë me rezultate të pafavorshme shtatzënie, të tilla si lindja e parakohshme ose preeklampsia, kanë rreziqe më të larta në të ardhmen për çrregullime kardiometabolike; megjithatë, dihet pak për rreziqet e tyre afatgjata të vdekshmërisë”, shkruan autorët në studim.
“Një kuptim më i mirë i rreziqeve të tilla nevojitet për të lehtësuar identifikimin e hershëm të grave me rrezik të lartë dhe veprimet parandaluese.”
Studiuesit përdorën Regjistrin Suedez të Lindjeve Mjekësore, i cili përmban informacione prenatale dhe të lindjes për pothuajse të gjitha lindjet në Suedi që nga viti 1973, për të identifikuar gratë që kishin një lindje teke (që do të thotë vetëm një fëmijë dhe jo multiple) nga viti 1973 deri në 2015. Gjithsej 2,195,667 gra me informacion për kohëzgjatjen e shtatzënisë dhe peshën e foshnjës në lindje janë përfshirë në studim.
Nga gjithsej pjesëmarrësit, 88,055 gra vdiqën. Të pesë rezultatet negative të shtatzënisë u shoqëruan në mënyrë të pavarur me rritje të vdekshmërisë deri në 46 vjet më vonë.
Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se diabeti gestacional ishte i lidhur me një rrezik 52% më të lartë të vdekjes, lindja e parakohshme shoqërohej me një rrezik 41% më të lartë, pesha e ulët e lindjes shoqërohej me një rrezik më të lartë 30%, preeklampsia shoqërohej me një rritje prej 13% rreziku dhe çrregullime të tjera hipertensionale u lidhën me një rritje prej 27%.
Gratë që përjetuan rezultate të shumta negative të shtatzënisë kishin rritje të mëtejshme të rrezikut, thanë autorët.
Studiuesit zbuluan se komplikimet ishin të lidhura me rritjen e vdekshmërisë nga shkaqe të shumta vdekjeje, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, çrregullimet e frymëmarrjes dhe kancerin. /Gazeta Shneta/