Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Kreatina mund të ndihmojë personat me sëmundjen e Alzheimerit

Jetë 26/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe pse kreatina lidhet më së shumti me sportet dhe zhvillimin e masës muskulore, gjithnjë e më shumë kërkime shkencore tregojnë se ky suplement mund të ketë edhe efekte të tjera të dobishme.

Përveç përmirësimit të mundshëm të humorit dhe ndihmës në luftimin e mjegullës mendore, gjetjet e reja sugjerojnë se mund të luajë një rol edhe në lehtësimin e simptomave të sëmundjes së Alzheimerit.

Ky është një studim i vogël pilot, që do të thotë se është një lloj testimi në një grup më të vogël njerëzish, por rezultatet janë mjaft interesante për të hapur rrugën për kërkime të mëtejshme.

Studiuesit donin të shihnin nëse kreatina mund të përdorej në mënyrë të sigurt te njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit dhe nëse kishte ndonjë ndikim në aftësitë e tyre njohëse.

Studimi, shqyrtoi nëse 20 gramë kreatinë monohidrat në ditë (forma më e hulumtuar e kreatinës) për tetë javë mund të ndikonte te njerëzit e diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit.

Pjesëmarrësit morën kreatinë rregullisht dhe shkencëtarët matën nivelet e kreatinës në gjak dhe në tru në fillim, pas katër dhe tetë javësh. Përveç kësaj, ata testuan edhe aftësitë e tyre njohëse.

Rezultatet treguan se 19 nga 20 pjesëmarrës morën rregullisht kreatinë dhe se nivelet e kreatinës në gjak u rritën, ndërsa në tru u rritën mesatarisht me 11 për qind.

Më e rëndësishmja, pjesëmarrësit shënuan përmirësime në testet e vëmendjes, leximit, kohës së reagimit dhe organizimit mendor.

Shkencëtarët theksojnë se kjo është vetëm një “provë fillestare” që tregon se kreatina mund të ketë një efekt pozitiv dhe se nevojiten kërkime të mëtejshme.

“Kohët e fundit, disa studime me minj kanë treguar se kreatina mund të jetë e dobishme në modelet e sëmundjes së Alzheimerit,”-thotë bashkautori i studimit, Matthew Taylor, Ph.D., ekspert i të ushqyerit të trurit në Universitetin e Kansasit. “Para këtij hulumtimi, nuk kishim prova klinike te njerëzit, prandaj vendosëm t’i fillonim ato.” Edhe pse ky studim nuk e trajtoi në detaje këtë temë, ekzistojnë disa hipoteza. Truri konsumon sasi të mëdha energjie, ndërsa te sëmundja e Alzheimerit ndodh një rënie e funksionit mitokondrial dhe e prodhimit të energjisë.

“Kreatina ndihmon në transportimin e energjisë brenda qelizës, dhe marrja shtesë mund të stimulojë mitokondritë që të prodhojnë më shumë energji,”-shpjegon dr. Taylor.

Ai shton se kreatina mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e inflamacionit dhe stresit oksidativ në organizëm, faktorë për të cilët besohet se luajnë rol në zhvillimin e simptomave të Alzheimerit.

A duhet që pacientët me Alzheimer të fillojnë të marrin kreatinë?

Jo ende. Ekspertët paralajmërojnë se këto janë rezultate fillestare dhe nuk duhet të interpretohen si rekomandim për përdorim të përditshëm.

“Nuk do të këshilloja marrjen e kreatinës me qëllim përmirësimin e funksioneve njohëse,”-thotë neurologu dr. Amit Sachdev. “Ende nuk kemi prova të mjaftueshme për ta mbështetur një përdorim të tillë.”

Të njëjtin mendim ndan edhe neurologu dr. Clifford Segil nga Kalifornia.

“Kreatina ende nuk konsiderohet suplement i miratuar gjerësisht për shëndetin e trurit.”

Dr. Taylor gjithashtu thekson rëndësinë e kujdesit. “Hulumtimi ynë është ende larg një përgjigjeje përfundimtare. Nevojiten studime klinike të mirëorganizuara dhe të kontrolluara me placebo.

Deri atëherë, rekomandoj që njerëzit me Alzheimer dhe familjarët e tyre të konsultohen me neurologun përpara se të marrin çfarëdo suplementi.”

Artikulli paraprakBritania do të evakuojë fëmijët nga Gaza për trajtim mjekësor
Artikulli i rradhës Studim: Mastektomia mund të parandalojë mbi 6 mijë raste me kancer gjiri çdo vit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.