Ndërsa vetmia po bëhet një problem global i njohur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kërkimet tregojnë se leximi mund të jetë një zgjidhje më e mirë se teknologjia për ta luftuar atë.
Studime të ndryshme kanë treguar se leximi i librave, veçanërisht fiksionit, ndihmon në uljen e ndjenjës së vetmisë, përmirëson mirëqenien mendore dhe zhvillon aftësitë sociale dhe empatike.
Për shembull, të rinjtë që lexojnë ndihen më të lidhur me të tjerët, ndërsa tek të moshuarit, leximi është lidhur me reduktimin e rrezikut për demencë, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Neuroimazheria ka treguar se leximi aktivizon pjesë të trurit që lidhen me sjelljen sociale dhe kuptimin emocional. Gjithashtu, leximi i hershëm ndihmon në zhvillimin e strukturës së trurit, arritjet akademike dhe shëndetin mendor te fëmijët dhe adoleshentët.
Në kontrast me teknologjinë, që shpesh ofron marrëdhënie sipërfaqësore përmes mediave sociale apo chatbotëve, leximi nxit lidhje më të thella sociale dhe personale.
Prandaj, autorët rekomandojnë leximin dhe klubet e librave si një mënyrë të fuqishme për të përmirësuar shëndetin mendor, për të reduktuar vetminë dhe për të forcuar lidhjet njerëzore./ Gazeta Shneta/


