Pacientët me tuberkuloz që e lënë duhanin shërohen më shpejt, ndërsa një studim i ri tregon se mesazhet në telefon mund të jenë një mjet efektiv për t’i ndihmuar ata ta arrijnë këtë qëllim.
Hulumtimi, i publikuar në revistën JAMA, u realizua në Bangladesh dhe Pakistan dhe përfshiu 1.080 pacientë me tuberkuloz që kishin qasje në telefon mobil.
Nga ta, 720 pacientë morën mesazhe inkurajuese për të lënë duhanin çdo ditë për dy muaj dhe më pas çdo muaj për katër muaj, ndërsa 360 të tjerë morën vetëm informacione të shtypura standarde.
Rezultatet treguan se mbi 41% e pacientëve që morën mesazhe me tekst arritën ta lënë duhanin për të paktën gjashtë muaj, krahasuar me vetëm 15% të atyre që morën këshillim tradicional. Po ashtu, grupi që mori mesazhe kishte edhe normë më të ulët të vdekshmërisë.
Autorët e studimit theksojnë se kjo qasje është veçanërisht e dobishme në vendet me mungesë të shërbimeve të drejtpërdrejta për lënien e duhanit.
Sipas tyre, mesazhet në telefon ofrojnë një mënyrë të thjeshtë, të lirë dhe efektive për të ndihmuar pacientët të përmirësojnë shëndetin dhe të ulin rrezikun e komplikimeve nga tuberkulozi./Gazeta Shneta/


