Mësimet e muzikës nuk ndihmojnë vetëm në zhvillimin artistik të fëmijëve, por kanë edhe ndikim të drejtpërdrejtë në funksionet njohëse të trurit.
Studimet shkencore tregojnë se edukimi muzikor ndikon pozitivisht në zhvillimin e gjuhës, kujtesës dhe aftësive të përpunimit mendor, shkruan PubMed, transmeton Gazeta Shneta.
Një nga studimet më të cituara në këtë fushë është ai i realizuar nga Dr. E. Glenn Schellenberg, profesor në Universitetin e Torontos, i publikuar në vitin 2004.
Hulumtimi përfshiu fëmijë që ndoqën mësime muzike për një periudhë njëvjeçare dhe u krahasuan me bashkëmoshatarë që nuk kishin trajnim muzikor.
Rezultatet treguan një rritje të vogël, por statistikisht domethënëse të IQ-së, te fëmijët që ndoqën mësime muzike, krahasuar me grupet e kontrollit.
Studiuesit theksojnë se muzika ndikon në aktivizimin e disa zonave të trurit njëkohësisht, duke përmirësuar aftësitë gjuhësore, kujtesën dhe përpunimin e informacionit.
Ekspertët vlerësojnë se përfshirja e muzikës në edukimin e hershëm mund të ketë përfitime afatgjata në zhvillimin kognitiv të fëmijëve, duke e konsideruar atë jo vetëm si aktivitet artistik, por edhe si mjet edukativ dhe zhvillimor. /Gazeta Shneta/


