Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Ndikimi i ankthit në procesin nëntë mujor të shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 14/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë që përjetojnë ankth gjatë shtatzënisë kanë më shumë gjasa të lindin më herët, sipas një studimi të publikuar nga Shoqata Psikologjike Amerikane.

Ky studim, i publikuar në revistën “Health Psychology”, analizoi lidhjen midis kohëzgjatjes së shtatzënisë dhe niveleve të ndryshme të ankthit.

Sipas autorëve, gjetjet mund t’i ndihmojnë mjekët të kuptojnë se kur dhe si të vlerësojnë më mirë ankthin për të parandaluar lindjen e parakohshme, shkruan burimi Medical Xpress transmeton Gazeta Shneta.

“Ankthi lidhur me shtatzëninë është një faktor i fuqishëm psikosocial që ndikon në rezultatet e lindjes,” tha autorja kryesore, Dr. Christine Dunkel Schetter nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos. Ajo shtoi se ndonëse simptomat e depresionit tashmë vlerësohen gjerësisht gjatë shtatzënisë, duhet të përfshihet edhe vlerësimi i ankthit.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se deri në një në katër gra shtatzëna përjeton nivele klinikisht të larta ankthi, i cili është faktor rreziku për lindje para javës së 37-të.

Studiuesit analizuan të dhënat nga 196 gra shtatzëna në Denver dhe Los Anxhelos dhe gjetën se ankthi në tremujorin e tretë lidhej më fort me lindjet e hershme.

Ata rekomandojnë që gratë të kontrollohen për ankth që në fillim të shtatzënisë, me monitorim dhe ndërhyrje të mundshme në rast se simptomat përkeqësohen. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakStudim: Diabeti i tipit 1 në moshë të rritur rrit rrezikun për sëmundje të zemrës
Artikulli i rradhës Shenjat e hershme të shtatzënisë: Çfarë mund të prisni në javët e para?

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Si lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët

17/07/2026 Jetë

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.