Trajtimet për dhimbjet e shpinës së poshtme mund të kushtojnë mijëra euro, por një studim nga Universiteti i Sidneit tregon se zgjidhjet më efektive janë të thjeshta dhe falas.
Sipas hulumtimit të publikuar në Arthritis Care & Research, aktiviteti fizik, gjumi cilësor, lënia e duhanit dhe mbajtja e peshës trupore nën kontroll ulin shpenzimet shëndetësore deri në 23% për çdo përmirësim të vogël.
Studiuesit theksojnë se përdorimi afatgjatë i barnave nuk është zgjidhje dhe se edhe ndryshimet minimale në rutinën ditore mund të sjellin përfitime të mëdha për shëndetin e shpinës./Gazeta Shneta/


