Një injeksion javor i semaglutide (përbërësi kryesor i Ozempic dhe Wegovy), mund t’i ndihmojë personat me konsum problematik të alkoolit të largohen nga varësia.
Në një studim të ri, ky ilaç, i njohur për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe obezitetit, ndihmon gjithashtu në reduktimin e konsumit total të alkoolit , shkruan Healthday transmeton GazetaShneta.
Në studim u përfshinë 48 të rritur me çrregullim të përdorimit të alkoolit ose alkoolizëm. Ata u ndanë në mënyrë të rastësishme për të marrë injeksione javore me dozë të ulët të Ozempic për nëntë javë radhazi.
Modelet e konsumit të tyre të alkoolit u matën para, gjatë dhe pas trajtimit, si në një mjedis të kontrolluar laboratorik ashtu edhe në shtëpi.
Rezultatet treguan se injeksionet e semaglutide redukton dëshirën javore për alkool, ulën konsumin e alkoolit në ditët e pirjes dhe çuan në më pak episode të pirjes së rëndë.
Në muajin e fundit të studimit, gati 40% e atyre në grupin e trajtuar me semaglutide raportuan se nuk kishin asnjë ditë me pirje të rëndë.
Sipas studiuesve, rreth një e treta e të rriturve në SHBA kanë përmbushur kriteret për konsum problematik të alkoolit në një moment të jetës së tyre, por shumë pak kërkojnë ndihmë.
Autori kryesor i studimit, Christian Hendershot, tha: “Popullariteti i Ozempic dhe agonistëve të tjerë të receptorëve GLP-1 rrit mundësinë e përdorimit të gjerë të këtyre trajtimeve për çrregullimin e përdorimit të alkoolit.”
Megjithatë, studime më të mëdha mbi përdorimin e agonistëve të receptorëve GLP-1 për këtë çrregullim janë ende të nevojshme./GazetaShneta/


