Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Përdorimi i kanabisit për ankth ose depresion lidhet me rrezik më të lartë paranoje

Jetë 27/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Personat që përdorin kanabis për t’u përballur me ankthin apo depresionin rrezikojnë më shumë të zhvillojnë simptoma të rënda paranoje, paralajmëron një studim i ri i publikuar në revistën BMJ Mental Health.

Sipas hulumtimit, të rriturit që fillojnë ta përdorin kanabisin si mënyrë vetë-mjekimi priren të konsumojnë sasi më të mëdha sesa ata që e përdorin vetëm për arsye shoqërore apo argëtimi.

Mesatarisht, përdoruesit raportuan rreth 206 njësi THC në javë – ekuivalente me 10 deri 17 cigare kanabisi – por shifra ishte dukshëm më e lartë tek ata që e përdornin për të përballuar depresionin apo ankthin (deri në 255 njësi), shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

“Arsyeja pse dikush nis të përdorë kanabis mund të ketë ndikim të madh në shëndetin e tij afatgjatë,” tha Dr. Edoardo Spinazzola, studiues në King’s College London.

Studimi thekson gjithashtu se personat që përdorin kanabis për ankth dhe depresion raportojnë jo vetëm nivele më të larta paranoje, por edhe simptoma depresioni e ankthi që zakonisht kërkojnë ndërhyrje profesionale.

Një tjetër gjetje shqetësuese lidhet me faktin se përdoruesit që kanë përjetuar trauma apo abuzime në fëmijëri janë më të prirë drejt paranojës në moshë të rritur, dhe kanabisi e përkeqëson këtë lidhje.

Ekspertët theksojnë se mjekët duhet të pyesin pacientët pse e kanë filluar përdorimin e kanabisit, në mënyrë që të identifikojnë herët ata që kanë nevojë për mbështetje shtesë dhe të parandalojnë pasoja të rënda në shëndetin mendor.

“Kanabisi mund të ketë efekte të rëndësishme negative në shëndetin mendor të përdoruesve,” tha Dr. Emily Finch nga Kolegji Mbretëror i Psikiatërve në Britani./Gazeta Shneta/ankthi 

studim

 

Artikulli paraprakFDA miraton vaksinat e reja COVID-19, por kufizon përdorimin për fëmijët
Artikulli i rradhës 3 porcione me patate të skuqura në javë rrisin me 20% mundësinë për t’u prekur nga diabeti

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.