Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Pirja e duhanit rrit rrezikun e diabetit tip 2, pavarësisht në cilin nën–tip zhvillohet

Jetë 14/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit (EASD) në Vjenë ka treguar se pirja e duhanit rrit ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e diabetit tip 2, pa marrë parasysh në cilin nën–tip shfaqet kjo sëmundje.

Kërkues nga Suedia, Norvegjia dhe Finlanda analizuan të dhënat e mbi 7 mijë personave dhe zbuluan se si duhanpirësit aktualë ashtu edhe ata që kanë lënë duhanin më parë kishin rrezik më të lartë për të zhvilluar të katër nën–tipet e diabetit tip 2:

  • SIRD (diabeti i rëndë i rezistencës ndaj insulinës),
  • SIDD (diabeti i rëndë me mungesë insuline),
  • MOD (diabeti i lehtë i lidhur me obezitetin),
  • MARD (diabeti i lehtë i lidhur me moshën).

Rezultatet treguan se lidhja më e fortë ishte me nën–tipin SIRD, ku duhanpirësit kishin mbi dyfishin e gjasave për ta zhvilluar krahasuar me ata që nuk pinin duhan. Rreziku rritej edhe më shumë te duhanpirësit e rëndë dhe ata me predispozitë gjenetike për diabet.

Interesante ishte edhe gjetja se përdorimi i snus-it (duhan pa tym që konsumohet në Skandinavi) lidhej me rrezik më të lartë për nën–tipet e rënda SIRD dhe SIDD.

Autorja kryesore e studimit, Emmy Keysendal nga Karolinska Institutet në Stokholm, theksoi se pirja e duhanit dëmton ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës dhe se ndalimi i duhanit është një hap kyç në parandalimin e diabetit tip 2, veçanërisht për ata me rrezik gjenetik të lartë.

Artikulli paraprakGjysma e pacientëve lënë trajtimin me barna për humbje peshe brenda vitit
Artikulli i rradhës Ishte duke vrapuar, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.