Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Pirja e tepërt e alkoolit mund të çojë në humbje të muskujve

Jetë 05/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ja një arsye më shumë për të hequr dorë nga pirja e alkoolit: një studim i ri zbulon se njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit që konsumojnë sasi të tepërta alkoolit mund të jenë në rrezik të humbjes së muskujve.

Pirja e tepërt e alkoolit është shoqëruar prej kohësh me rreziqe të ndryshme afatgjata, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, disa lloje kanceri dhe dobësimin e sistemit imunitar, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Studiuesit në Universitetin e Anglisë Lindore (UEA) shikuan se si konsumimi i alkoolit ndikon në muskujt tanë.

Ata përdorën të dhënat e Biobank në Mbretërinë e Bashkuar nga afro 200,000 njerëz të moshës 37-73 vjeç, shumica e të cilëve ishin në të 50-at dhe 60-at e tyre.

Për shkak se njerëzit më të mëdhenj kanë më shumë masë muskulore, studiuesit vlerësuan madhësinë e trupit. Ata gjithashtu morën parasysh faktorë të tillë si konsumi i proteinave dhe aktiviteti fizik.

Modelimi statistikor na jep të dhëna rreth masaës muskulore skeletore, masës apendikulare/indeksit të masës trupore (ALM/BMI) dhe masës pa yndyrë si përqindje e peshës trupore (FFM%) e të cilat ranë në mënyrë të qëndrueshme dhe të konsiderueshme me nivele më të larta të konsumit të alkoolit në të dy anët si tek burra ashtu dhe tek gratë.

Hulumtimi i publikuar në revistën “Calcified Tissue International” zbuloi se njerëzit me sasinë më të ulët të muskujve u zbulua se pinin dhjetë njësi të alkoolit ose më shumë në ditë, që është e barabartë me një shishe verë.

“Ky studim tregon se alkooli mund të ketë efekte të dëmshme në masën muskulore në nivele më të larta të konsumit. Ne e dimë se humbja e muskujve me kalimin e moshës çon në probleme me dobësi dhe kështu që kjo sugjeron një arsye tjetër për të shmangur pirjen e sasive të larta të alkoolit në mënyrë rutinore”, tha në një deklaratë për shtyp autorja e studimit, profesoreshë Ailsa Welch nga shkolla mjekësore Norwich e Universitetit të Anglisë Lindore.

Ndërsa hulumtimi sugjeron se konsumimi i tepërt i alkoolit mund të ketë efekte të dëmshme në masën muskulore, në anën tjetër, nuk vendos një lidhje shkakësore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Biomarkeri i ri i gjakut që mund të parashikojë sëmundjen e Alzheimerit
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.