Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Prindërimi i rreptë mund të dëmtojë shëndetin mendor të fëmijëve

Jetë 08/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas një studimi prindërit që i disiplinojnë ashpër fëmijët e tyre të vegjël mund të jenë duke i vënë ata në një rrugë drejt simptomave të qëndrueshme të shëndetit mendor.

Studiuesit gjetën se ndër 7.500 fëmijë nga mosha 3-9 vjeç, rreth 10% e tyre bënin pjesë në grupin “me rrezik të lartë” të shfaqjes së simptomave të problemeve të shëndetit mendor që varionin nga trishtimi i vazhdueshëm tek sjellja agresive ose e papërshtatshme – e përkeqësuar përgjatë viteve, shkruan U.S. News, trasmeton Gazeta Shneta.

Fëmijët e atyre prindërve të cilët e përdornin shpesh disiplinën e ashpër, duke përfshirë të bërtiturat ose ndëshkimin fizik, kishin rreth 50% më shumë mundësi të përfundonin në grupin “me rrezik të lartë”.

Ekspertët bazë rezultateve nënvizojnë një realitet të rëndësishëm: disa prindër duhet të mësojnë strategji më të mira për menaxhimin e sjelljes së fëmijëve të vegjël. Kjo mund të nënkuptojë një “kohë të shkurtër” për të mposhtur një zemërim në fillim, sipas drejtuesit të studimit Ioannis Katsantonis , një studiues doktorature në Universitetin e Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar. Por gjithashtu nënkupton vendosjen e rregullave të qarta dhe të qëndrueshme të sjelljes që fëmijët e vegjël mund t’i kuptojnë.

Në këtë studim, stilet “konsistente” të prindërimit dukej se kishin përfitime për mirëqenien mendore të fëmijëve. Për ato familje, sjellja e fëmijëve në fëmijërinë e hershme dhe çështjet emocionale zakonisht u përmirësuan me kalimin e kohës.

“Kjo mund të jetë për shkak se prindërimi i vazhdueshëm u siguron fëmijëve një ndjenjë parashikueshmërie dhe sigurie, e cila mund të veprojë si një mbrojtës kundër përkeqësimit të shëndetit mendor,” tha Katsantonis.

Kur prindërit janë të qëndrueshëm, tha ai, kjo sugjeron se ata “kanë një marrëdhënie pozitive dhe të sigurt me fëmijën e tyre, ku ata janë të përgjegjshëm dhe të ngrohtë ndaj fëmijës së tyre, ndërsa vendosin kufij dhe pritshmëri të qarta“.

Rreth 7,500 fëmijë në Irlandë ishin pjesë e një studimi kombëtar të shëndetit. Kur ata ishin 3, 5 dhe 9 vjeç, prindërit e tyre plotësuan pyetësorët standardë që vlerësonin sjelljet “të brendshme” dhe “të jashtme” të fëmijëve.

Simptomat e brendshme kanë të bëjnë me emocionet – kur fëmijët janë vazhdimisht të trishtuar, të shqetësuar ose të tërhequr, për shembull. Simptomat e jashtme janë të drejtuara nga jashtë dhe përfshijnë probleme si agresioni, impulsiviteti dhe sfida.

Në përgjithësi, studimi zbuloi se afërsisht 10% e fëmijëve treguan një model të përkeqësimit të simptomave të brendshme ose të jashtme gjatë viteve. Në të kundërt, shumica e fëmijëve – rreth 84% – ishin vazhdimisht në fundin e ulët të spektrit për simptoma emocionale dhe u rritën nga çdo problem i sjelljes në fëmijërinë e hershme.

Një përqindje e vogël e fëmijëve kishin një nivel më të lartë se normalja e simptomave, por treguan disa përmirësime me kalimin e kohës.

Mënyrat se si prindërit e menaxhojnë sjelljen e fëmijës së tyre të vogël nuk ndodhin pa kuptim: prindërit që përdorin forma të ashpra disiplinimi mund të kenë shumë stresues në jetën e tyre dhe ndoshta përjetojnë edhe edhe vetë ata çështjet e tyre të shëndetit mendor.

Edhe nëse është ky rasti, Gregory Fosco , një profesor i zhvillimit njerëzor dhe studimeve familjare në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, thotë se prindërit mund të mësojnë “Aftësi alternative” që mund të përmirësojnë mirëqënien e gjithë familjes.

“Kur një fëmijë fillon të tregojë që po bën përmirësim, kjo gjithashtu ndihmon edhe në shëndetin mendor të prindërve.” – thotë Fosco.

Bëj rregulla të qarta rreth asaj se çfarë pritshmërie ke lidhur me sjelljen e fëmijëve dhe ji konsistent lidhur me menaxhimin e sjelljes dhe “pasojave të arsyeshme” të kësaj sjelljeje. Gjithashtu, përdor ton të qetë, neutral, në vend të të ngriturit të zërit, të bërtiturit ose të kërcënuarit.

“Ti mund të mësosh të përdorësh “pasoja të qarta” pa patur nevojë për të arritur në ekstrem”, thotë Fosco.

Në të njëjtën kohë, ai shton se jo çdo sjellje e keqe ka nevojë për një përgjigje. Disa herë prindërit mund të shmangin disa drama nëse i tejkalojnë me qetësi “aksidentet e vogla.”

Fosco gjithashtu rekomandon se prindërit duhet të mësojnë të jenë “të mirë me veten e tyre” dhe të gjejnë mënyra për të çliruar stresin.

“Do të jesh i aftë të përgjigjesh ndaj fëmijëve në një mënyrë më të qetë nëse përkujdesesh për veten tënde”, tha ai.

 

 

Artikulli paraprak5 simptomat e hershme të gurëve në veshka që nuk duhet t’i injoroni
Artikulli i rradhës Mjekët tregojnë se çfarë ndodh saktësisht në çastet para vdekjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.