Komplikimet serioze të shtatzanisë kanë më shumë të ngjarë të ndodhin kur gratë mbajnë fëmijë djem, tregon një studim i ri.
Pasi analizuan më shumë se gjysmën milion lindje në Australi, studiuesit thanë se gjinia e foshnjës mund të lidhet me shëndetin e nënës dhe fëmijës, transmeton Gazeta Shneta.
“Seksi i foshnjës ka një lidhje të drejtpërdrejtë me komplikimet e shtatzanisë”, tha autori i parë i studimit, Dr. Petra Verburg, nga Instituti i Kërkimeve në Australi.
Foshnjat djem kishin më shumë gjasa të lindnin më herët, gjë që krijon foshnje për më shumë probleme shëndetësore. Gjithashtu, gratë që mbajnë djem kishin pak më shumë të ngjarë të kishin diabet gjatë shtatzanisë dhe preeklampsi.
Edhe pse nuk është plotësisht e qartë pse është kështu sipas autorëve ka të ngjarë të ketë faktorë gjenetik.
Rezultatet gjithashtu bëjnë jehonë disa gjetjeve nga studimet e mëparshme. Një shpjegim i mundshëm është se placenta, orgnai që ushqen fetusin në zhvillim, është i ndryshëm tek djemtë dhe vajzat.
“Placenta është kritike për suksesin e shtatzanisë dhe është një organ që teknikisht i përket foshnjës, kështu që është gjenetikisht identik me foshnjën”, tha bashkëautori i studimit Claire Roberts.
Krahasuar me vajzat, djemtë kishin 27 përqind shanse më të mëdha të lindjes së parakohshme midis 20 dhe 24 javëve të shtatzanisë, 24 përqind rrezik më të madh për lindje midis 30 dhe 33 javëve dhe 17 përqind shanse më të larta për lindje në 34 deri në 36 javë. /GazetaShneta/