Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim : Remisioni i para-diabetit i mundur edhe pa humbje peshe

Jetë 04/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i botuar në revistën Nature Medicine ka hedhur poshtë bindjen e gjatë se humbja e peshës është mënyra kryesore për të ulur rrezikun e diabetit. Studiuesit kanë zbuluar se para-diabeti mund të kalojë në remision – me nivele të sheqerit që kthehen në normalitet – edhe pa humbje peshe.

Sipas studimit, rreth një në katër persona që ndjekin programe të ndërhyrjes në stilin e jetes arritën ta kthenin nivelin e sheqerit në gjak në normalitet pa humbur asnjë kilogram.

Për më tepër, ky remision i qëndrueshëm i mbron ata nga zhvillimi i diabetit po aq sa edhe humbja e peshës, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Ekspertët theksojnë se sekreti qëndron te mënyra se si shpërndahet dhjami në trup. Dhjami i brendshëm në zonën e barkut, që rrethon organet vitale, lidhet me inflamacion kronik dhe rezistencë ndaj insulinës. Ndërkohë, dhjami nën lëkurë prodhon hormone që ndihmojnë insulinën të funksionojë më mirë.

Studimi tregon se disa njerëz arrijnë të shpërndajnë yndyrën nga barku drejt nën lëkurës, edhe pa ndryshim në peshën trupore totale. Përveç kësaj, hormonet natyrale si GLP-1, që imitojnë edhe barnat e reja kundër obezitetit, luajnë rol kyç në përmirësimin e sekretimit të insulinës.

Praktikisht, kjo do të thotë se njerëzit me para-diabet mund të përfitojnë nga dieta mesdhetare e pasur me vaj peshku, ullinj e arra, si dhe nga aktiviteti fizik i qëndrueshëm, i cili redukton yndyrën abdominale pa domosdoshmërisht ulur peshën.

 

Studiuesit theksojnë se humbja e peshës mbetet e dobishme për shëndetin në përgjithësi, por normalizimi i nivelit të sheqerit duhet të jetë synimi kryesor në trajtimin e para-diabetit.

 

Artikulli paraprakMSH në Gaza: Brenda 24 orëve, ushtria izraelite vret mbi 60 civilë
Artikulli i rradhës Realiteti në shpërputhje me statistikat: Shumë gra s’ndihen të sigurta natën në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.