Në kulmin e pandemisë Covid-19, vdekjet nga pirja e tepërt e alkoolit shënoi një rritje të shqetësueshme. Sipas një raporti të publikuar nga Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të SHBA, mesatarisht ka pasur 488 vdekje në ditë nga kjo shkak.
Numri i vdekjeve ka shënuar një rritje prej më shumë se 29% nga viti 2016-17 në 2020-21. Studiuesit identifikuan 58 shkaqe të vdekjes lidhur drejtpërdrejt ose tërthorazi me përdorimin e tepërt të alkoolit, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Pirja e tepërt e alkoolit ka ndikime të shumta në shëndetin e njeriut, duke përfshirë sëmundje të rënda si sëmundja e mëlçisë, helmimi nga alkooli, vetëvrasja, përplasjet dhe rrëzimet, si dhe sindroma e alkoolit fetal. Rritja e vdekjeve të lidhura me alkoolin goditi të gjitha grupmoshat, veçanërisht gratë.
Raporti sugjeron se politikat qeveritare duhet të konsiderojnë kufizimin e aksesit në alkool dhe rritjen e çmimit të tij, përfshirë rritjen e taksave të caktuara për alkoolin. Ndërsa strategjitë për parandalimin e pirjes së tepërt të alkoolit janë të njohura, ato ende nuk janë shfrytëzuar plotësisht në SHBA.
Këto zbulime dëshmojnë nevojën për veprime të menjëhershme për të kufizuar përdorimin e tepërt të alkoolit dhe për të mbrojtur shëndetin e publikut në tërësi./Gazeta Shneta/


