Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Rritja e temperaturave mund të ulë numrin e lindjeve të djemve

Jetë 10/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
APK2BJ baby boy sleeping face down with mother five months old. Image shot 2007. Exact date unknown.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rritja e temperaturave për shkak të ndryshimeve klimatike mund të ndikojë edhe në raportin mes lindjeve të djemve dhe vajzave.

Një studim i ri i realizuar nga studiues të University of Oxford tregon se kur temperaturat kalojnë 20°C, lindin më pak djem krahasuar me vajzat.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën shkencore Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of America (PNAS), shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se pesë milionë lindjeve në 33 vende të Afrikës Sub-Sahariane dhe në Indi.

Analiza tregoi se ekspozimi ndaj temperaturave të larta mund të rrisë rrezikun e humbjes së shtatzënisë në fazat e hershme, veçanërisht kur fetusi është mashkull.

“Temperatura ndikon në mënyrë themelore në riprodhimin njerëzor duke ndikuar se kush lind dhe kush jo,” tha bashkautori i studimit, Abdel Ghany.

Sipas tij, këto gjetje tregojnë se temperaturat kanë pasoja të matshme për mbijetesën e fetusit dhe madje mund të ndikojnë edhe në vendimet e familjeve për planifikimin familjar.

Studimi identifikoi pragun prej rreth 20°C si pikën ku fillon të vërehet ndryshimi në raportin e lindjeve. Megjithatë, temperaturat edhe më të larta nuk e rrisin proporcionalisht këtë efekt.

Ekspertët shpjegojnë se temperaturat e larta gjatë shtatzënisë mund ta vështirësojnë aftësinë e trupit të nënës për të rregulluar temperaturën.

Nëse nëna dehidrohet, fetusi mund të mos marrë mjaftueshëm gjak, oksigjen dhe lëndë ushqyese, gjë që rrit rrezikun për humbjen e shtatzënisë.

Përveç ndikimit biologjik, temperaturat e larta mund të ndikojnë edhe në sjelljen e familjeve, përfshirë planifikimin e shtatzënisë, për shkak të vështirësive ekonomike apo kufizimeve në qasje në shërbime shëndetësore.

Studiuesit theksojnë gjithashtu se ndikimi i nxehtësisë nuk është i njëjtë për të gjithë. Gratë me më pak burime ekonomike dhe ato që jetojnë në zona më të rrezikuara janë më të prekura, duke rritur shqetësimet për pabarazitë shëndetësore në kushtet e ndryshimeve klimatike.

Ndërkohë, temperaturat në Evropë po vazhdojnë të rriten.

Sipas të dhënave të World Meteorological Organization, viti 2024 shënoi një nga vitet me numrin më të madh të ditëve me stres nga nxehtësia dhe netëve tropikale, kur temperatura nuk bie nën 20°C.

Shkencëtarët paralajmërojnë se me rritjen e temperaturave globale nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e faktorëve mjedisorë në shtatzëni dhe fertilitet, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i nënave dhe të zvogëlohen pasojat afatgjata në lindje dhe në strukturën e popullsisë.

Artikulli paraprakMot me diell sot, maksimalja deri ne 17 gradë
Artikulli i rradhës Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen në polici brenda një dite

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.