Një studim nga Universiteti Yale tregon se truri ynë i shpërndan burimet e vëmendjes në mënyrë strategjike, në varësi të qëllimit.
Për shembull, kur kalojmë një rrugë të zënë, përqendrohemi te shenjat e trafikut dhe jo te objektet joshëse si një reklamë apo një makinë luksoze, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit zhvilluan një model të quajtur “komputimi adaptiv”, që shpjegon se si truri zgjedh çfarë të përpunojë më thellë në momente të caktuara.
Eksperimentet treguan se sa më e vështirë të jetë një detyrë, aq më shumë përpjekje mendore kërkohet. Ky model mund të ndihmojë në krijimin e inteligjencës artificiale më të ngjashme me atë njerëzore.


