Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Të jesh nënë është sa të punosh dy puna e gjysëm

Jetë 19/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të gjithë e dimë se nënat nuk kanë asnjë ditë të lirë, as fundjavë, as pushim gjatë festave, as pushim vjetor! Dhe një studim i ri tregon se sa shumë në fakt punojnë nënat. Studimi i publikuar së fundmi, ka analizuar 2,000 nëna të fëmijëve mes 5 deri 12 vjeç dhe ka arritur në përfundim se nënat punojnë mesatarisht 98 orë në javë. Kjo është e barabartë me dy punë e gjysmë me orar të plotë.

Sipas këtij studimi, një nënë zakonisht zgjohet në ora 6:30 të mëngjesit, dhe puna e saj nuk përfundon deri në ora 8:30 të mbrëmjes. (E për shumicën e ne nënave kjo na duket si ditë e mirë. Duke pasur parasysh se ky orar mund të zgjatet deri në 10 a 11 të mbrëmjes.)

Rezultatet e studimit nxjerrin në pah se sa shumë kërkesa ka roli i nënës dhe se nënat kanë detyra që nuk mbarojnë gjatë gjithë ditës. Studimi thotë se një nënë është me fat nëse arrin të gjej rreth 1 orë e 7 minuta për veten e saj çdo ditë.  Katër në dhjetë gra kanë pohuar se ndihen sikur jeta e tyre është si një seri e obligimeve që asnjëherë nuk marrin fund.

Krahas listës së gjatë të kërkesave, nënat e intervistuara kanë deklaruar se kanë edhe disa shpëtimtarë! Në krye të listës së gjërave që ua ruajnë mendët, dhe i shpëtojnë nga kaosi i përditshmërisë, nënat kanë vendosur faculetat e lagura, iPad-ët, filmat për fëmijë, ushqimet e gatshme, kafenë, dhe ndihmën e gjyshërve dhe dadove.

Është shumë e qartë se shumë nëna punojnë me gjithë kapacitetin e tyre, kështu që nuk është për t’u befasuar se 72% e tyre thonë se ndonjëherë e kanë të vështirë t’i ushqejnë fëmijët e tyre shëndetshëm gjatë gjithë kohës.

Mund të duket dëshpërues fakti që një nënë punon 14 orë në ditë, e që kjo është sa të punosh dy punë e gjysëm. Por, për shumë nëna, amësia ia vlen kohën shtesë që kalojnë duke vrapuar përreth e duke pastruar gjësende.

Sigurisht, ne nënat rezultatet e këtij studimi nuk na habisin fare. Por, ajo që është me rëndësi në këtë studim është t’i tregohet pjesës tjetër të shoqërisë: Nënat kanë nevojë për përkrahje, në shtëpi, në vendet ku punojnë dhe në komunitet!/HeatherMarcoux/

Artikulli paraprakMarrëdhëniet janë më të mira kur mundoheni të bëheni prindër: Mësoni arsyet
Artikulli i rradhës Gjërat më kancerogjene që keni në shtëpinë tuaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.