Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Truri njerëzor plaket më pak se mendohej, disa shtresa mbeten funksionale edhe në moshë të shtyrë

Jetë 17/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një hulumtim i publikuar në revistën Nature Neuroscience tregon se korteksi cerebral – pjesa e trurit përgjegjëse për përpunimin e prekjes – nuk plaket në mënyrë uniforme, siç mendohej më parë.

Studimi, i realizuar nga DZNE, Universiteti i Magdeburgut dhe Instituti Hertie në Tübingen, zbuloi se disa shtresa të korteksit mbeten të qëndrueshme, madje edhe trashen me moshën, duke treguar shenja të forta neuroplasticiteti shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.

Duke përdorur rezonancën magnetike me rezolucion të lartë (7 Tesla), studiuesit analizuan trurin e 60 personave të moshave 21–80 vjeç dhe konstatuan se shtresat e mesme dhe të sipërme të korteksit mbeten funksionale për shkak të stimulimit të vazhdueshëm nga kontakti me mjedisin. Ndërkohë, shtresat e poshtme, të cilat modifikojnë ndjesitë prekëse, treguan shenja të hollimit me kalimin e moshës.

Prof. Esther Kühn theksoi se këto gjetje janë optimiste: aftësitë që përdoren rregullisht, si shkrimi në tastierë apo ecja, mund të ruhen gjatë gjithë jetës. Megjithatë, vështirësitë në përpunimin e stimujve të ndërlikuar, si zhurma, lidhen me rënien e shtresave të poshtme.

Studimi sugjeron se truri ruan funksionet që përdoren shpesh dhe madje aktivizon mekanizma kompensues për të luftuar plakjen qelizore.

Kjo nënkupton se aktiviteti mendor dhe fizik i qëndrueshëm mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të trurit edhe në moshë të shtyrë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbi një mijë e njëqind raste të regjistruara me kancer në QKUK
Artikulli i rradhës Mbi 300 personave në Suharekë u ofrohet kujdes shëndetësor nga ekipet mobile

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.