Ushqimet ultra të përpunuara, përfshirë produktet e menjëhershme dhe ato të gatshme, lidhen me një gamë të gjerë të problemeve shëndetësore, nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri deri te çrregullimet e shëndetit mendor.
Një studim i kryer në masë të gjerë zbulon një lidhje të fortë midis konsumit të lartë të këtyre ushqimeve dhe rritjes së rrezikut për më shumë se 30 gjendje shëndetësore të dëmshme, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë studimit, i cili përfshiu rishikimin e 45 meta-analizave dhe përfundimeve nga 14 artikuj, u zbulua se konsumimi i lartë i ushqimeve ultra të përpunuara çon në rezultate të pafavorshme shëndetësore, duke përfshirë rritjen e rrezikut të sëmundjeve të rënda si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, dhe diabeti tip 2.
Studiuesit rekomandojnë veprime urgjente për të zvogëluar ekspozimin ndaj këtyre ushqimeve dhe për të zhvilluar strategji të bazuara në popullatë për të përmirësuar shëndetin publik.
Kjo nxit nevojën për politika dhe udhëzime qeveritare që synojnë reduktimin e konsumit të ushqimeve ultra të përpunuara për të mbrojtur shëndetin e popullsisë./Gazeta Shneta/


