Vajzat e reja që kanë menstruacione të rënda dhe ndjekin dieta bimore kanë rrezik 14 herë më të lartë për mungesë hekuri dhe anemi, tregon një studim i publikuar në PLOS One.
Hulumtimi, i kryer tek 400 nxënëse në Suedi, zbuloi se më shumë se gjysma e vajzave (53%) raportuan menstruacione të rënda që u pengonin aktivitetet ditore.
Tek 22% e tyre u identifikuan çrregullime të mpiksjes së gjakut, si sëmundja von Willebrand, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Studimi paralajmëron se vajzat që konsumojnë mish shpesh nuk e lidhin humbjen e madhe të gjakut me rrezikun e anemisë, ndërsa ato me dieta bimore zakonisht marrin suplemente hekuri.
Autorët theksojnë se adoleshenca është periudha kritike për të trajtuar mungesën e hekurit, pasi kjo gjendje lidhet me rreziqe serioze në shtatzëni dhe zhvillimin e ardhshëm.
Sipas OBSH-së, vetëm në Evropë dhe Azi Qendrore 44.8 milionë gra ishin me anemi në vitin 2023.


