Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimet tregojnë se ekziston një sasi ideale kafeje për të ulur stresin

Jetë 21/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

2 deri në 3 filxhanë kafe në ditë lidhen me rrezikun më të ulët për probleme të humorit dhe stresit (si depresioni dhe ankthi).

Më pak ose më shumë se kjo sasi nuk sjell përfitime shtesë për shëndetin mendor, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

Mbi 3 filxhanë në ditë mund të rrisin ankthin dhe të përkeqësojnë gjumin.

Kafeja nuk duhet të zëvendësojë trajtimet e provuara për problemet e shëndetit mendor.

Një studim i publikuar në “Journal of Affective Disorders”, tregoi se konsumimi i moderuar i kafesë (rreth 2–3 filxhanë në ditë) lidhet me rrezikun më të ulët për depresion, ankth dhe çrregullime të lidhura me stresin.

Sipas rezultateve:

– më pak se 2–3 filxhanë nuk sjell përfitim të dukshëm;

– mbi 3 filxhanë përfitimet ndalen dhe mund të kthehen në efekte negative.

“Ky studim mbështet idenë se konsumi i moderuar është ‘zona ideale’,” tha dietologia Morgan L. Walker. “Kur e kalon këtë nivel, shfaqen efekte si pagjumësia, nervozizmi dhe ankthi, sidomos te personat më të ndjeshëm ndaj kafeinës.”

A vjen efekti vetëm nga kafeina?

Studimi tregoi se:

– edhe kafeja pa kafeinë kishte efekte të ngjashme.

– kjo sugjeron se përfitimet mund të vijnë edhe nga antioksidantët dhe përbërës të tjerë biologjikë të kafesë.

– Gjithashtu, u vunë re dallime të vogla sipas gjinisë, me efekt pak më të fortë mbrojtës tek meshkujt.

Çfarë do të thotë kjo për konsumuesin e zakonshëm?

Ekspertët theksojnë se kafeja mund të jetë pjesë e një rutine të shëndetshme por më shumë nuk do të thotë më mirë. “Disa njerëz ndihen mirë me dy filxhanë, të tjerë ndihen keq edhe me më pak,” thotë Walker.

Kafeja mund të rrisë vigjilencën dhe përqendrimin, ndihmon në rutinë dhe strukturë ditore, ofron përbërës anti-inflamatorë që mbështesin shëndetin e trurit.

“Kafeja nuk duhet përdorur për të trajtuar depresionin apo ankthin,” thekson Soares. “Ajo nuk është trajtim dhe nuk sjell përmirësim të menjëhershëm të gjendjes mendore.”

Konsumi i moderuar i kafesë (2–3 filxhanë në ditë) mund të lidhet me përfitime për humorin dhe stresin, por nuk është trajtim mjekësor, nuk funksionon për të gjithë njësoj dhe mbi të gjitha, nuk zëvendëson kujdesin profesional për shëndetin mendor.

/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVitia pret në takim shefin e UNDP-së në Kosovë, diskutohet bashkëpunimi në shëndetësi
Artikulli i rradhës Dermatologët shpjegojnë si ginsengu i zi mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes së lëkurës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.