Një studim nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) sugjeron se njerëzit mund të transmetojnë gripin e shpendëve te macet shtëpiake, me pasoja fatale.
Studimi përfshin dy raste nga Michigan, ku macet u infektuan nga pronarët e tyre që kishin kontakte me ferma të prekura nga gripi i shpendëve transmeton GazetaShneta.
Në njërin rast, një mace pesëvjeçare shfaqi simptoma të rënda neurologjike dhe u eutanazua, ndërsa në rastin tjetër, një Maine Coon gjashtëmuajsh ngordhi brenda 24 orëve pas ekspozimit ndaj qumështit të papasterizuar të kontaminuar.
Ekspertët paralajmërojnë se përhapja e vazhdueshme e virusit te gjitarët mund të rrisë rrezikun e një mutacioni që lejon transmetimin nga njeriu te njeriu. CDC këshillon punëtorët e fermave të marrin masa mbrojtëse për të shmangur përhapjen e virusit në shtëpi./GazetaShneta/


