Në fillimin e pandemisë, SARS-CoV R 2 ARN u zbulua në spermën e burrave.Shumë pyetje u shfaqën, duke filluar nga transmetimi i mundshëm seksual e deri në problemet me pjellori.
Ndërkohë që, të gjitha pyetjet janë zbërthyer tashmë, ekzistojnë shqetësime nëse vaksina covid-19 mund të ndikoj në cilësinë e spermës shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Sipas Ranjith Ramasamy, MD, profesor dhe drejtor i Urologjisë ka thënë se ende nevojiten më shumë kërkime për të zbuluar efektet e saj.
Në anën tjetër, Ramasamy hipotezon se nuk do të ketë ndikim në pjellorinë mashkullore, ai shpreson të sigurohet nga gjetjet.
“Ne do të vlerësojmë prodhimin e spermës dhe cilësisë së saj te burrat që planifikojnë marrjen e vaksinës anti covid”, tha Daniel Nassau, MD, bashkëautor i studimit.
“Bazuar në mekanizmin me të cilin vepron ARNi, ne nuk presim që vaksinat Covid-19 të kenë ndikim në pjellorinë mashkullore.Por, padyshim që ne duam të dhëna për të konfirmuar këtë hipotezë”./GazetaShneta/