Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi i ri zbulon përfitimin e papritur shëndetësor nga konsumi i çokollatës së errët

Jetë 11/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i çokollatës së errët lidhet me një rrezik 21% më të ulët për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Ndërsa, çokollata me qumësht nuk ishte e lidhur me një rrezik më të ulët të diabetit tip 2 dhe përkundrazi, ishte e lidhur me rritje të peshës afatgjate.

1.2 milionë njerëz në SHBA diagnozohen çdo vit me diabet tip 2—por a mund të ndihmojë çokollata e zezë në uljen e rrezikut për të zhvilluar këtë sëmundje?

Çokollata e zezë është një trajtim i preferuar për shumë amerikanë dhe gjithashtu ka një numër përfitimesh shëndetësore të dokumentuara. Ajo ka një përmbajtje të lartë kakaoje, e cila ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore dhe mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës, shkruan burimi Health përcjell Gazeta Shneta.

Një studim i ri publikuar në revistën “BMJ”, ka kërkuar të përgjigjet në këtë pyetje. Hulumtuesit grumbulluan të dhëna nga më shumë se 192,000 njerëz që plotësuan pyetësorë për të detajuar sa shpesh hanë lloje të ndryshme çokollate.

Pas dekadash ndjekjeje, rezultatet treguan se ata që konsumonin më shumë se pesë porcione çokollatë të zezë çdo javë kishin 21% më pak mundësi të zhvillonin diabet në krahasim me ata që nuk hanë ose hanë shumë rrallë çokollatë të zezë.

Përveç kësaj, “konsumimi i më shumë çokollatë me qumësht, por jo çokollatë të zezë, ishte i lidhur me rritjen e peshës në periudhë afatgjatë,” tha Binkai Liu, autore e studimit dhe studente doktorature në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit.

Për një periudhë monitorimi mesatare prej 25 vjetësh, më shumë se 192,000 të rritur të shëndetshëm plotësuan një pyetësor për frekuencën e konsumit të ushqimeve çdo katër vjet, përfshirë sa shumë çokollatë hanë. Gati 112,000 pjesëmarrës ndjekën konsumimin e çokollatës së zezë dhe me qumësht individualisht.

Në total, 18,862 njerëz zhvilluan diabet tip 2.

Kur u analizuan llojet e ndryshme të çokollatës që konsumonin njerëzit, hulumtuesit zbuluan se konsumimi i çokollatës së zezë ishte specifikisht i lidhur me një rrezik 21% më të ulët të diabetit tip 2. Teksa kishte një ulje shtesë 3% të rrezikut për çdo porcion shtesë çokollatë të zezë që konsumonin pjesëmarrësit çdo javë.

Në kontrast, çokollata me qumësht nuk e uli rrezikun e diabetit tip 2. Përkundrazi, ajo ishte e lidhur me rritjen e peshës afatgjate, një faktor rreziku për diabetin tip 2. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakÇfarë niveli i ushtrimeve ju duhet për të kompensuar qëndrimin ulur gjatë ditës
Artikulli i rradhës Spitali “Medical Park” i largoi nga puna infermierët me vendim 7 ditësh dhe pa paralajmërim

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.