Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi i ri zbulon rritjen e diagnostikimeve të ADHD-së te popullsia amerikane

Jetë 21/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Diagnozat e çrregullimit të mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) janë rritur vitet e fundit, ndërsa kanë mbetur të qëndrueshme te adoleshentët.

Diagnozat e ADHD te të rriturit janë rritur me 15% midis 2020 dhe 2023, pas një rënieje prej 11% midis 2016 dhe 2020, raportuan hulumtuesit në një studim të botuar në “Psychiatric Research and Clinical Practice”, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.

Po ashtu, shifrat e ADHD tek adoleshentët mbetën të qëndrueshme midis 2018 dhe 2023, pas një rënieje të ndjeshme prej 26% midis 2016 dhe 2018.

Hulumtuesit thonë se këto trende janë të lidhura me një përzierje të faktorëve të ndryshëm, si rritja e njohurive për ADHD dhe përmirësimi i aksesit në shërbime shëndetësore, që mund të çojnë në diagnoza më të shpeshta.

Gjithashtu, zgjerimi i udhëzimeve diagnostikuese për ADHD mund të ketë kontribuar në këtë rritje.

Për studimin, hulumtuesit shqyrtuan regjistrat mjekësorë të mbi 144,000 pacientëve të sistemit shëndetësor “Sisters of Saint Mary”, që operon në Illinois, Missouri, Oklahoma dhe Ëisconsin.

Studimi është një nga përpjekjet më të mëdha për të hetuar diagnozat e reja të ADHD te të rinjtë dhe grup-moshat e tjera, para, gjatë dhe pas pandemisë së COVID-19.

ADHD te të rriturit mund të jetë më i vështirë për t’u identifikuar. Simptomat përfshijnë harrimin, shtyrjen e punëve, shqetësimin kronik, mungesën e përfundimit të detyrave dhe shpesh humbjen e sendeve.

Hulumtuesit përfunduan se gjetjet e studimit mbështesin nevojën për hulumtime të ardhshme për identifikimin e faktorëve të mundshëm të rrezikut, sigurimin e burimeve të mjaftueshme për trajtim dhe zhvillimin e ndërhyrjeve të synuara për të adresuar mangësitë diagnostikuese. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakSHSKUK e anulon konkursin për drejtor në Pediatri dhe Torakale
Artikulli i rradhës Të paktën 66 të vdekur nga një zjarr në një resort skijimi në Turqi

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.