Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi: Inteligjenca artificiale mund të zbulojë kancerin e fytit përmes zërit

Jetë 13/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i publikuar në “Frontiers in Digital Health”, sugjeron se një regjistrim i shkurtër zëri mund të ndihmojë mjekët të zbulojnë herët shenjat e kancerit të fytit.

Shkencëtarët kanë gjetur se inteligjenca artificiale (IA) mund të analizojë ndryshimet akustike për të identifikuar formacione të pazakonta në kordet vokale – nga nodulet beninje deri te kanceri i laringut në fazat e hershme, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Kanceri i laringut prek mbi një milion njerëz në botë dhe shkakton rreth 100,000 vdekje çdo vit.

Faktorët kryesorë të rrezikut janë duhani, alkooli dhe disa lloje të HPV-së.

Sipas burimit Cancer Research UK, mbijetesa varion nga 35% në 90% në varësi të kohës së diagnostikimit.

Shenjat paralajmëruese përfshijnë ngjirje zëri mbi tre javë, dhimbje ose vështirësi në gëlltitje, gungë në qafë apo fyt, dhe dhimbje veshi.

Metodat aktuale të diagnostikimit, si endoskopia nazale dhe biopsia, janë invazive, të pakëndshme dhe kërkojnë pajisje e ekspertizë të specializuar.

Një mjet i thjeshtë që përdor regjistrimin e zërit mund ta bëjë procesin më të shpejtë, më të lirë dhe të aksesueshëm për më shumë pacientë.

Ekipi hulumtoi rreth 12,500 regjistrime nga 306 persona në Amerikën e Veriut, duke analizuar ndryshime në ton, volum dhe pastërti harmonike.

Tek burrat u gjetën dallime të qarta mes zërave të shëndetshëm, atyre me lezione beninje dhe me kancer, ndërsa tek gratë nuk pati të dhëna të mjaftueshme për përfundime të sakta.

Hapi i ardhshëm është trajnimi i modeleve të IA-së me databaza më të mëdha dhe testimi klinik për të siguruar efikasitet për të dy gjinitë.

Studiuesit besojnë se mjete të tilla mund të hyjnë në fazë pilot projektit brenda pak vitesh. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIKSHPK jep këshilla për freskimin e shtëpisë gjatë ditëve të nxehta
Artikulli i rradhës Mbi 600 zjarre në Kosovë ditëve të fundit, Agjencia e Menagjimit të Emergjencave apelon për kujdes të shtuar

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.