Një studim i ri tregon se kafja e mëngjesit është kryesisht e sigurt nga nivelet e dëmshme të toksinave dhe kontaminantëve, por disa substanca mbeten prezente.
Analiza e kryer nga organizata Clean Label Project përfshiu 45 marka të njohura nga vende si Brazili, Kolumbia, Etiopia dhe Hawaii, duke kryer mbi 7,000 teste për pesticide, metale të rënda, ftalate dhe toksina myku.
Rezultatet treguan se gjurmët e glifosatit dhe metabolit të tij AMPA, ftalateve plastike, metaleve të rënda dhe akrilamidit ishin të pranishme, por shumica në nivele të ulëta dhe nën kufijtë e sigurisë të Bashkimit Europian, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Kafja organike kishte zakonisht më pak kontaminime, por të gjitha mostrat përmbanin AMPA, ndoshta për shkak të rrjedhjes nga fermat konvencionale përreth.
Ekspertët rekomandojnë zgjedhjen e kafesë me pjekje të errët ose shumë të lehtë, si dhe preferimin e paketimeve në qese ose kapsula për të reduktuar ekspozimin ndaj kontaminantëve.
Autorët e studimit theksuan se raporti synon të informojë konsumatorët mbi mënyrën për të zgjedhur kafenë më të pastër dhe më të sigurt, pa krijuar panik./Gazeta Shneta/


