Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi ngre alarmin: Ushqimet ultra të përpunuara shkurtojnë jetëgjatësinë

Jetë 25/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një hulumtim i ri shkencor ngre alarmin mbi ndikimin e ushqimeve ultra të përpunuara në jetëgjatësi, duke treguar se konsumi i lartë i tyre lidhet me një rrezik më të madh për vdekje të hershme. Këto ushqime, si patatinat, drithërat e ëmbëlsuara për mëngjes dhe sallamet, përmbajnë zakonisht ngjyra dhe aromatizues artificialë dhe janë të pasura me sheqer, yndyra të ngopura dhe kripë.

Sipas një studimi të publikuar në “American Journal of Preventive Medicine”, për çdo rritje prej 10 për qind të përbërjes së dietës nga ushqimet ultra të përpunuara, rreziku i vdekjes së hershme rritet me 2.7 për qind.

Studimi i raportuar nga Euronews Health përfshiu persona të moshës 30 deri në 69 vjeç nga tetë vende të botës.

Analiza krahasoi shtete me nivele të ndryshme konsumi: Kolumbia dhe Brazili me konsum të ulët; Kili dhe Meksika me nivel mesatar; si dhe Australia, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ku këto ushqime janë pjesë e përditshme e dietës.

Sipas autorit kryesor të studimit, Eduardo Augusto Fernandes Nilson nga Fondacioni “Oswaldo Cruz” në Brazil, shqetësuese mbetet rritja e shpejtë e konsumit në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, studiues të pavarur theksojnë se bëhet fjalë për një lidhje, jo domosdoshmërisht për shkakësi të drejtpërdrejtë.

Stephen Burgess nga Universiteti i Kembrixhit vëren se faktorë të tjerë, si mungesa e aktivitetit fizik, mund të luajnë rol.

Sërish, fakti që kjo lidhje përsëritet në shumë vende dhe kultura forcon dyshimet për ndikimin negativ të ushqimeve ultra të përpunuara, të cilat më herët janë lidhur edhe me sëmundje të zemrës, probleme neurologjike dhe çrregullime të tretjes. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA mund ta ngadalësojë vitamina D procesin e plakjes? Një studim i ri jep disa shpresa, por është ende herët
Artikulli i rradhës Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.