Njerëzit me diabet rrezikojnë nga dëmtimi i nervave nëse në të njëjtën kohë vuajnë nga mungesa e vitaminës D, sugjeron hulumtimi i ri.
E quajtur neuropati, problemi nervor i cili përkeqësohet me kalimin e kohës, prek 50% të pacientëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas autores kryesore të studimit Dr. Bashair M. Mussa, profesoreshë e asociuar në Kolegjin e Mjekësisë në Universitetin e Sharjah, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
Shkenca ilustron se “rreth 30% deri në 50%” e pacientëve me diabet të tipit 2 përjetojnë neuropati në një moment të jetës së tyre, thotë Dr. Mussa.
Megjithatë, studimi i Dr. Mussa, i botuar në revistën “Cells”, zbulon se neuropatia është në shkallën më të lartë të dokumentuar në mesin e pacientëve me diabet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Hulumtimi përfshiu 600 pacientë nga Emiratet e Bashkuara nga Spitali Universitar Sharjah.
Të dhënat treguan se 50% e të anketuarve vuajnë nga neuropatia, veçanërisht dhimbja dhe dobësia e muskujve të pjesëve të ndryshme të trupit, e cila përkeqësohet gradualisht.
Shkencëtarët kanë ekzaminuar se si dhe pse pacientët me diabet zhvillojnë neuropati, por hulumtimi i Dr. Mussa dallon në atribuimin e sëmundjes nervore me mungesën e vitaminës D.
“Është e dokumentuar mirë se rreth 30 deri në 50% e pacientëve me diabet zhvillojnë neuropati gjatë jetës së tyre”, shton ajo. Neuropatia diabetike, vëren ajo, “është e lidhur me shkallë të lartë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë përveç barrës ekonomike”.
Prevalenca e diabetit në mesin e popullsisë së Emirateve të Bashkuara Arabe parashikohet të rritet në 21.4% deri në vitin 2030, thotë Dr. Mussa.
Hulumtimi tregon se pacientët me diabet pa neuropati gëzojnë status më të mirë të vitaminës D në krahasim me ata që kanë probleme me nervat e muskujve. Statistikat në të dhënat tregojnë se mungesa e vitaminës D në pacientët e prekur nga neuropatia është të paktën dyfishi i mungesës së vitaminës D në pacientët pa neuropati.
Këto gjetje janë interesante sepse normalisht një vend me diell si Emiratet e Bashkuara Arabe nuk supozohet të ketë një shkallë kaq të lartë të mungesës së vitaminës D. Megjithatë, dielli përvëlues i pranishëm pothuajse çdo ditë të vitit i bën njerëzit të shmangin rrezet e diellit gjatë ditës, thekson studimi.
Dr. Mussa thotë se pacientët me neuropati në studimin e saj “kishin një diagnozë të gjatë të diabetit” prej mbi 10 vjetësh. “Ata ishin mbipeshë ose obezë dhe kishin mungesë të vitaminës D në krahasim me pacientët pa neuropati.
“Kjo nxjerr në pah domosdoshmërinë e hartimit të studimeve në shkallë të gjerë që përfshijnë qendra të shumta në Emiratet e Bashkuara Arabe për të kuptuar më tej faktorët e rrezikut dhe parashikuesit që lidhen me neuropatinë diabetike,” vëren Dr. Mussa.
Literatura shkencore ka dokumentuar përmirësime në neuropatinë diabetike edhe nëse pacientëve u jepen suplemente të vitaminës D vetëm për një kohë të shkurtër. /Gazeta Shneta/