Bebet të cilat ushqehen me lugë nga prindërit e tyre, janë më të prirur të përfundojnë me shtim të peshës ose obezitet, pretendon një studim i ri.
Amy Brown, një profesorësh në Universitetin e Swanseas, thotë se fëmijët të cilët lejohen të hanë vet ushqimin, janë më të shëndetshëm dhe nuk rrezikohen nga shtimi i peshës së tepruar, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo shton se prindërit nuk duhet t’i ushqejnë me lugë fëmijët që janë më të mëdhenj se gjashtë muaj, pasi ata tashmë janë të gatshëm të hanë vet.
Libri i autores i cili pritet të publikohet javë e ardhshme, ka përfshirë në studim rreth 300 bebe ku është analizuar pesha dhe sjellja e tyre në ushqim. /Gazeta Shneta/