Një lidhje e gjatë mund të jetë njëra ndër eksperiencat më të mëdha që një person mund të ketë, por ka shumë gjëra që duhet të ecin mirë në mënyrë që të funksionojë.
Fatkeqësisht një ndër arsyet më të mëdha në lidhje dashurie është edhe kolapsi i shpejtë, sidomos kur dëshirat tuaja seksuale për partnerin tuaj fluturojnë jashtë dritares.
Studiuesit kanë treguar se sa shumë seks duhet të ketë një çift i lumtur. Ndërsa nëse ju jeni duke përjetuar krizë në marrëdhënie atëherë arsyeja mund të jetë ana fizike.
Një studim i ri i botuar në BMJ open ka treguar se pse dëshirat seksuale tek partnerët zbehen sidomos në lidhjet e gjata, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë studimit studiuesit kanë gjetur mijëra gra dhe burra të moshës 16 dhe 74 vjec të cilët kanë pasur të paktën një partner seksual brenda një viti. Është gjetur se 15% e burrave dhe 34.2% e grave kishin ngecje në aspektin seksual.
Kjo është arsyeja se partneri është i njëjtë dhe nuk mund të ketë kënaqësi tërë kohën, por gjithashtu ju mund të ri zgjoni ndjenjat tuaja, pa pasur nevojë të ndërroni partnerin./Gazeta Shneta/