Demenca frontotemporale, e cila ka marrë vëmendje të madhe pas diagnozës së aktorit Bruce Willis dhe prezantueses Wendy Williams, është një sëmundje që prek kryesisht sjelljen, personalitetin dhe aftësitë gjuhësore.
Një simptomë dalluese e kësaj sëmundjeje është humbja e empatisë, një ndjenjë ngushëllimi për të tjerët, që shpesh ndikon në marrëdhëniet me familjarët dhe të dashurit.
Një studim i kryer nga kërkuesit në bashkëpunim me disa institucione universitare, shqyrtoi mekanizmat e trurit që çojnë në humbjen e empatisë tek pacientët me demencë frontotemporale.
Përdorimi i rezonancës magnetike funksionale (fMRI) zbuloi se pacientët me këtë sëmundje kishin aktivitet të reduktuar në regjionet e trurit që janë përgjegjëse për monitorimin e sinjalet trupore, të tilla si dhimbja, kur shihnin imazhe të dhimbjes tek të tjerët.
Ky aktivitet i reduktuar ishte i lidhur ngushtë me humbjen e empatisë në jetën e përditshme të pacientëve.
Studiuesit kanë zbuluar se humbja e empatisë lidhet me dy aspekte të saj: empatia emocionale dhe empatia njohëse. P
acientët me demencë frontotemporale kanë një reduktim të aktivitetit të trurit që është thelbësor për reagimin emocional ndaj dhimbjes së të tjerëve. Kjo ndihmon në kuptimin e lidhjes midis trurit dhe aftësisë për të kuptuar dhe u përgjigjur ndaj ndjenjave të të tjerëve.


