Një person mesatar mund të thithë 68,000 mikroplastika të vogla në ditë, paralajmëron një studim i ri.
Kjo është 100 herë më e madhe se sa ishte vlerësuar më parë.
Këto grimca të vogla kanë diametër 1-10 mikrometra, shumë më të vogla se gjerësia e një fijeje të vetme floku, dhe kanë aftësinë të depërtojnë thellë në mushkëri.
Studiuesit përdorën pajisje të teknologjisë së lartë për të matur përqendrimet e mikroplastikës me madhësi të ndryshme në 16 mostra ajri të marra nga apartamentet dhe makinat e tyre.
Sipas rezultateve, në ajrin e apartamentit u gjetën mesatarisht 528 grimca mikroplastike për metër kub.
Më shumë se 2200 grimca për metër kub u gjetën në kabinat e makinave, shkruan Healthday, transmeton Gazeta Shneta.
Bazuar në këto gjetje, studiuesit vlerësojnë se njerëzit thithin 3,200 grimca më të mëdha mikroplastike në ditë dhe 68,000 më të vogla.
Ata thonë se ajri i brendshëm është “një rrugë kryesore dhe më parë e nënvlerësuar e ekspozimit për thithjen e grimcave të imëta të mikroplastikës”.
Hetimet e mëparshme kanë lidhur mikroplastikat me probleme të shumta shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, lloje të caktuara të kancerit dhe problemet e fertilitetit./Gazeta Shneta/


