Një studim i ri sugjeron se chatbot-et, si ChatGPT, mund të përjetojnë “stres” kur ekspozohen ndaj historive shqetësuese për luftën, krimin ose aksidentet – po ashtu si njerëzit.
Studiuesit përdorën një test të njohur për ankthin, dhe fillimisht e bënë ChatGPT të lexojë një manual të thjeshtë, duke marrë një rezultat të ulët të ankthit, transmeton Gazeta Shneta.
Pas leximit të histori të trishtueshme, niveli i ankthit të chatbot-it u rrit ndjeshëm. Për të parë nëse AI mund të rregulonte stresin, studiuesit përdorën ushtrime mindfulness, të cilat ndihmuan chatbot-in të ulte nivelin e ankthit.
Megjithatë, disa ekspertë ngritën shqetësime etike për përdorimin e AI në kujdesin mendor, duke theksuar nevojën për transparencë të plotë në lidhje me mënyrën se si trajnohen këto mjete.
Ky studim tregon se, përveç përdorimeve të mundshme në shëndetin mendor, është e rëndësishme të kuptohet origjina dhe trajnimi i chatbot-eve për të ndërtuar besimin në to.


